Çmimet e “La Liga”, dominon Reali, Ronaldo më i miri

Sport
290
0
sample-ad

Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, është shpallur si lojtari më i mirë në kampionatin Spanjoll për sezonin 2013-2014. Ndërsa trajneri më i mirë është shpallur strategu i skuadrës Atletiko Madrid, Diego Simeone.

Fituesi i çmimit të Topit të Artë, Ronaldo, është shpallur si lojtari më i mirë në “La Liga” pasi ka shënuar plot 31 gola në 30 ndeshje. Ndërkohë që deklarata e lojtarit pas marrjes së çmimit ka qene: “Unë duhet të falenderoj shokët e skuadrës sime tek Real Madrid, familjen time… është një moment shumë i mirë për mua në karrierën time”. Gjithashtu lojtari ka marrë edhe çmimin tjetër si sulmuesi më i mirë i vitit dhe për shënimin e golit më të bukur në këtë kampionat.

Ndërkohë, tekniku argjentinas i Atletiko Madrid është shpallur si trajneri më i mirë pasi arriti të fitonte kampionatin spanjoll dhe në kompeticionin Champios League arriti deri në finale. “Unë dua ta ndaj këtë çmim me të gjithë lojtarët, pa ata asgjë nga këto sdo të ishin të mundura. Falenderoj Koke, Gabi, Miranda, Courtois… dhe të gjithë ata që bënë të mundur që unë të fitoja këtë çmim”, është shprehur Simeone pas marrjes së çmimit.

Ja lista me të gjitha çmimet e kampionatit spanjoll.

Lojtari më i mirë Cristiano Ronaldo Real Madrid
Trajneri më i mirë Diego Simeone Atletico Madrid
Portjeri më i mirë Keylor Navas Real Madrid ( Levante)
Mbrojtësi më i mirë Sergio Ramos Real Madrid
Mesfushori mbrojtës më i mirë Luka Modric Real Madrid
Mesfushori Sulmues më i mirë Andres Iniesta Barcelona
Sulmues më i mirë Cristiano Ronaldo Real Madrid
Lojtari Afrikan më i mirë Yacine Brahimi Granada
Lojtari Amerikano-Jugor më i mirë Carlos Bacca Sevilla
Talentet Rafinha Alcantara Barcelona (huazuar tek Celta në sezonin 2013-14)
Goli më i Bukur Cristiano Ronaldo (vs Valencia) Real Madrid
Fair Play Ivan Rakitic Barcelona (Sevilla)

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine − six =