Çipa: 21 persona të arrestuar për vjedhje energjie. Seferi të fokusuar tek biznesi

AktualitetFlashKronikeKryesore
294
0
sample-ad

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nisi aksionin, ku në pranga kanë rënë 36 persona, mes të cilëve 21 në Tiranë. Drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Çipa dhe Administratori i OSHEE-së Arben Seferi, theksuan se aksioni i ndërmarrë, nuk ka pasur si synim abonentët familjarë por vetëm bizneset. Krahas këtyre në pranga ka rënë edhe një punonjës i OSHEE-së, me detyrë faturist, i arrestuar për shpërdorim detyre.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa bëri të ditur se, “Operacioni u shtri në disa zona të kryeqytetit, të evidentuara më parë si zona problematike në drejtim të abuzimit me energjinë elektrike. Grupet hetimore të ngritura për këtë qëllim, duke koordinuar punën me punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, mundësuan arrestimin e 21 personave, të cilët u kapën në kushtet e flagrancës me lidhje të dyta apo duke vjedhur energji.
Në prangat e policisë ka rënë edhe një punonjës i OSHE me detyrë faturist. Ali Malaj punonjës i Drejtorisë Rajonale Tiranë Njesia Nr.3, me detyrë faturist është arrestuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, u shpreh Çipa.
Ndërsa administrator i OSHEE Seferi, bëri një bilanc të numrit të përgjithshëm të arrestimeve në rang vendi, ku nënvizoi se janë 36 persona në pranga, të cilët siç theksoi ai nuk janë abonentë familjarë, por sipërmarrës. Kjo pasi aksioni në fazën e parë të tij, është përqëndruar vetëm tek bizneset. Në këtë kontekst Seferi theksoi se aksioni do të vazhdojë deri në ndërprerjen e linjës së fundit të jashtëligjshme të energjisë elektrike. Aksioni i sotëm është shtrirë në të gjithë vendin, ku ka pasur arrestime, dhe ndërprerje të energjisë të një numri të konsiderueshëm të personave të zbuluar me lidhje të paligjshme energjie elektrike.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − six =