BSH konfirmon krizën, mban të pandryshuar normën e interesit

Ekonomi
214
0
sample-ad

Gjatë 3 mujorit të fundit duket se vendi ynë ka shënuar rënie të aktivitetit ekonomik, sipas raportit të Bankës së Shqipërisë.

Nga raporti i BSH-së duket se ndikimin më të lartë negativ ka dhënë sektori prodhues, e në veçanti sektorët e industrisë, të transportit dhe të ndërtimit.

Bankës së Shqipërisë pohon se ky është një ngadalësim i përkoshëm i aktivitetit ekonomik, duke theksuar se parashikimit për rritje ekonomike nuk ka ndryshuar. Gjithashtu, ajo i bën apel qeverisë që të ndjekë një plan të rregull të shpenzimeve buxhetore.

Në raportin e Këshillit Mbikëqyrës theksohet se reagimi i ekonomisë ndaj kushteve monetare stimuluese mbetet i dobët. Aktiviteti kreditues për sektorin privat u rrit në 2.5% në terma vjetorë në muajin gusht, krahasuar me rënien me 1.8% në muajin qershor.

Ndërkohë që vrojtimet e fundit të aktivitetit kreditues dhe të dhënat statistikore, përmbajnë disa sinjale pozitive në drejtim të lehtësimit të standardeve të kreditimit dhe të përmirësimit të kushteve të ofertës për kredi. Në përfundim të diskutimeve në lidhje me aktivitetin ekonomik u vendos që e pandryshuar të mbahet norma bazë e interest në nivelin e 2.50 %.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen + one =