Basha: Papunësia 20 %, thirrje qytetarëve të protestojnë

Politike
183
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3248″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Kreu i opozitës Lulzim Basha, në një konferencë me gratë sipërmarrëse ka deklaruar se papunësia po mbërrin në nivele alarmante dhe shumë mesazhe janë duke i ardhur përditë, kryesisht nga gra, për shkak të mungesës së punës ose humbjes së saj.

Sipas tij zbatimi i ligjit nuk bëhet përmes frikës por me anë të marrëveshjes, dialogut dhe bashkëpunimit të hapur. “Të flasësh sot për biznes kërkon guxim të madh, kur shumica e njerëzve flasin për mbijetesën. Biznesi është më i kërcënuar se kurrë, qytetarët janë më të varfër. 1 në 3 shqiptarë, sipas statistikave zyrtare është i zhytur në borxhe për konsumin e përditshëm, për bukën e gojës. Papunësia po rritet dhe po arrin në nivelin e 20 %. Shteti është bërë më shurdh se kurrë dhe problemi është se mungon jo vetëm dëgjesa, por mungesa e ligjit”, ka theksuar kreu i opozitës Basha.

Ndërkohë që, ai i’u bën thirrje grave sipërmarrëse dhe të gjithë qytetarëve që të bashkohen dhe të ngrenë zërin në protesta  që s’kanë natyrë politike, por janë për bukën e gojës, për mbijetesë. Kjo është mbi të gjitha protestë për të parë gjërat në mënyrën e duhur nga ata që sot kanë pushtetin.

 

 

 

 

 

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × three =