Basha: Do ta çliroj AMA-n nga politika, do tja rrikthej publikut

AktualitetFlashKryesorePolitike
330
0
sample-ad

Gazetarja e vetme për kryetare te AMA-s prezantoi së pari, rekomandimet që ajo kishte nga figura të gazetarisë për këtë post dhe më pas,

njohu komisionin me sfidat dhe prioritetet e saj nëse do ta drejtonte këtë institucion.
Anila Basha tha se synon bashkëpunim intensiv me institucionet europiane të së njëjtës fushë, luftimin e piraterisë në fushën e medias etj. Ajo gjithashtu lexoi edhe një fjalë të shkurtër se cilat ishin përparësitë e saj për këtë post krahasuar me kandidatët e tjerë, duke nisur nga karriera e gjatë në gazetari. Basha tha se ka gati dy dekada në gazetari dhe pasioni e ka bërë të zgjedhë një “martesë” me pasionin e saj dhe jo me një njeri të vetëm. Po ashtu, vuri në dukje se projektin e saj do t’ia vërë në dispozicion të gjtha palëve, edhe opozitës.
Kreu i Komisionit Alfred Peza e falenderoi Bashën ne veçanti duke shtuar me humor “edhe për këtë fjalën e fundit, që ngjante më tepër si “traktat feminist”. Po ashtu, ai vuri në dukje se është e rëndësishme zgjedhja e një njeriu me mbështetje të fortë nga të gjitha krahët.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five + 16 =