Administrata e Shërbimit Publik, nga 3 mijë ka shkuar në 9 mijë vetë

AktualitetKryesore
180
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3206″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Janë 90 vendime të formës së prerë të gjykatave, për punonjësit që kanë fituar të drejtën për t’u rikthyer në vendet e punës. Sipas drejtoreshës së Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës, janë zbatuar vetëm 14.

“Situata është komplekse. Ne kemi kërkuar asistencën e donatorëve për të analizuar gjithë situatën aktuale. Të dhënat janë të kufizuara për vendimet e formës së prerë në shërbimin civil. Deri në fund të 2013 janë 90 vendime të formës së prerë. Psh, ndodh që 3 mijë njerëz të kërkojnë të njëjtin vend pune. Ministria e Financave po shlyhen detyrimet financiare, për të likuiduar atë pjesë që ka fituar gjyqin. Janë zbatuar 14 vendime të formës së prerë”,ka raportuar para Komisionit parlamentar drejtoresha e Departamentit të Administratës Shtetërore, Albana Koçiu.

Ndërkohë referuar deklarimit të titullares së këtij dikasteri, para po të njejtit Komision parlamentar, mësohet se numri i personave që firmosin në administratën e shërbimit civil është rritur ndjeshëm.

“Progres-raporti i Komisionit Europian ka kërkuar forcimin e transparencës së administratës publike dhe së dyti, forcimin e rolit të administratës publike. Punonjësit e shërbimit civil nga 3 mijë vetë, kanë shkuar në 9 mijë vetë. Administrata ka gjithsej 87 mijë punonjës”, ministrja e Inovacionit dhe Administratës Milena Harito.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × three =