Vrasin nënën dhe e raportojnë si vdekje natyrale

Aktualitet
192
0
sample-ad

Kanë vrarë nënën e tyre 92-vjeçare duke mos ngurruar ta raportojnë ngjarjen në organin e policisë si vdekje natyrale. Historia ka ndodhur disa ditë më parë në lagjen “Zinxhira”, të qytetit të Gjirokastrës.

Për krimin makabër, policia ka arrestuar fëmijët e viktimës dhe mjeken e spitalit, pasi në kartelë ka shkruar se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Sikurse kanë bërë të ditur burimet mediatike,vrasja ka ardhur pasi në datën 10 tetor 2014 viti në familjen e të moshuarës ka shpërthyer një sherr, për arsye që policia nuk i bën me dije. Përleshjet fizike kanë nisur rreth orës 15:00 të pasdites, në banesën e viktimës, ndërkohë duke fajësuar nënën, fëmijët e 92-vjeçares, me inicialet B.A., e dhunojnë atë, duke i shkaktuar vdekjen. Ndonëse 92 vjeçarja ka përfunduar në spital, nuk është bërë e mundur të shpëtohet nga vdekja, për shkak të plagëve të marra prej dhunës fizike. Pasi vdekjes, fëmijët e saj i kërkojnë mjekes së spitalit me inicialet E.H., që të shkruajnë në raport që nëna e tyre ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.
Pavarësisht kësaj policia nisi hetimet dhe fillimisht u dyshoi se e moshuara kishte vrarë veten, duke u varur, pas dhunës së ushtruar nga vajza e saj, me inicialet D.A., 59 vjeç. Grupi hetimor e shoqëroi D.A-në, në polici duke e  akuzuar për kryerjen e veprës penale të shkaktimit të vetëvrasjes. Ndaj saj nisi procedimin penal në gjendje të lirë.
Disa ditë më vonë grupi hetimor nxjorri në dritë fakte të reja, duke dyshuar se e ndjera ishte vrarë nga fëmijët e saj. Pas mbledhjes së provave materiale dhe dëshmive të të afërmëve, policia arrestoi në flagrancë fëmijët e viktimës të identifikuar me inicialet D. A dhe SH. A, përkatësisht 59 dhe 66 vjeç. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe mjekja e spitalit të Gjirokastrës, e identifikuar me inicialet E.H., e cila në mirëbesim një ditë më vonë, duke shpërdoruar detyrën, ka lëshuar raportin e vdekjes si vdekje natyrale.
Tre personat e lartpërmendur janë marrë në pyetje, për akuzën e vrasjes, fshehjes së krimit dhe abuzimit të detyrës. Hetimet ende nuk janë mbyllur por mësohet se dosja i ka kaluar prokurorisë për dokumentimin e plotë të krimit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five + eleven =