Vjedhja e energjisë, nga mungesa e shtetit

EditorialOpinion
284
0
sample-ad

Nga: Edi RAMA

Arsyeja e vjedhjes së energjisë elektrike nuk është varfëria, asnjë pensionist nuk vjedh energjinë elektrike. Situata në të cilën gjendet sistemi erdhi si rezultat i keqmenaxhimit dhe trajtimit si marrëdhënie elektorale, marr¡dhënien mes konsumatorit të energjisë dhe sistemit. Energjia është vjedhur se nuk ka pasur shtet që t’i thotë stop.

Nuk është varfëria ajo që ka bërë që institucionet publike të jenë debitore ndaj sistemit të shpërndarjes, që ujësjellësit të jenë sistem i falimentuar pas mospagesave të njëpasnjëshme. Energjia është jetike po aq sa buka dhe uji. Askujt nuk i shkon në mendje që të shkojë në dyqanin e bukës e të iki pa paguar…

Ne e ndërmarrim aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike, edhe pse e dimë se disa njerëz mund të na marrin inat, se disa mund të na braktisin apo se mund të mos na votojnë në zgjedhjet e ardhshme, por të vendosur për të plotësuar premtimin tonë për të vendosur shtet ligjor.

Aksioni i nisur nga qeveria, ndryshe nga ç’është bërë deri më sot nuk do të ndalet në zgjedhjet e ardhshme,siç ka ndodhur në të shkuarën me opozitën e sotme, atëherë në pushtet e që sot, me deklaratat e saja të pamunguara, po merr në mbrojtje paligjshmërinë, njësoj siç ka vepruar me deklaratat kunder aksioneve te INUK për shembjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë.

Opozita ka marrë në mbrojtje hajdutërinë, duke nisur nga CEZ, a thua se CEZ e sollëm ne, se atë privatizimi të dështuar e bëmë ne. Kur ishin në opozitë e paralajmëruar se ky privatizimi nuk do të sillte ndonjë të mirë për vendin.

Epoka e vjedhjes së energjisë po mbyllet dhe tani do të hapet një tjetër epokë që do të sjellë normalitetin në këtë sektor.Ligji parashikon dënim me tre vjet burg për atë që e vjedh energjinë dhe pesë vjet burg për bashkëpuntorët, ata që ndihmojnë për të realizuar këtë vjedhje. Ndaj kërkoj edhe bashkëpunimin e gjykatave për të ndëshkuar siç duhet përgjegjësit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − 13 =