Testi i BQE-së nga 130, 25 banka nuk e kaluan testin

Ekonomi
159
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2856″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Bankat në europë kanë një mungesë prej 25 miliardë eurosh, të cilat do të jenë të nevojshme për të mbijetuar një krize financiare apo ekonomike. Rreth 130 banka ju nënshtruan një auditimi nga BQE-ja për të bërë një kontroll se cilat janë bankat më të shëndosha dhe që nuk kanë rrezikshmëri.

BQE-ja bëri të ditur se nga 25 banka me probleme 12 kanë të nevojshme të plotësojnë mungesen e disa mjeteve, ndërsa 13 prej tyre nuk kishin krijuar kapital të mjaftueshëm për t’i mbijetuar një krize të mundshme.

Nga auditimi nuk doli me problem asnjë bankë e rëndësishme europiane. Duket se nga provimi nuk kanë kaluar nëntë banka italiane dhe një institucion financiar gjerman. Gjithashtu, pjesë e listës që nuk e kaluan testin janë, tre banka greke, tre qipriote, dy sllovene, dy belge dhe nga një bankë nga Irlanda, Autria, Portugalia, Franca dhe Spanja.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 1 =