Simbolet e Kosovës detyrojnë Nikoliç të anulojë pjesëmarrjen

AktualitetFlashPolitike
257
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3027″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, ka hequr dorë nga pjesëmarrja në ceremonin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së parë Botërore në Belgjikë, pasi në këtë ceremoni do të vendosen edhe simbolet e Kosovës.
“Edhe pse ka qenë e planifikuar që presidenti të marrë pjesë në këtë takim dhe t’i nderoj ushtarët e vendeve fituese në Luftën e Parë Botërore, ai nuk do të udhëtoj në Belgjikë, për arsye se njoftimi që është marrë nga organizatori thotë se në solemnitet do të vendosen simbolet e së vetëshpallurës Republikë e Kosovës”, thuhet në deklaratën e presidencës së Serbisë, transmeton agjencia Beta. Deklarata thekson se Nikolliç kishte pranuar më 4 gusht që të marrë pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore. Në atë kohë palët kishin rënë dakord që Kosova të prezantohet pa simbole shtetërore.

“Paraqitja e Kosovës me simbole shtetërore është e papranueshme për Serbinë, dhe presidenti nuk mund do të marrë pjesë në ceremoninë e nesërme,” thuhet në deklaratë. Ceremonia përkujtimore me rastin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore do të mbahet në Nju Port dhe Ipër.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 + 12 =