Shkatërohet banda e heroinës në Itali, 7 Shqiptarë dhe 3 Italian në pranga

AktualitetFlashKronikeKryesore
329
0
sample-ad

Një bandë kriminale italo-shqiptare të trafikmit të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, është shkatëruar nga policia Italiane ku gjatë operacionit kanë rënë në pranga 7 shqiptarë dhe 3 italianë. Karabinierët kanë zbuluar se ky grup kishte arritur të trafikonte 60 kg heroinë të pastër, e cila pas përzjerjes me paracetamol arrinte në 480 Kg. Sipas policisë italiane, kjo bandë trafiku e lëndëve narkotike, operonte që në vitin 2009, kryesisht në Parma dhe krahinat përreth, dhe ku vlera e drogës së trafikuar arrin deri në rreth 20 milionë euro. Sipas policisë në vendin fqinj, trafikantët në Parma të Italisë, kishin një laborator droge, të përpunimit të të gjitha llojeve të lëndëve narkotike. Në këtë laborator janë zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale,13 kg heroinë në 26 pako, 3 kg kokainë, 100 kg paracetamol, që shërbente si përzierës i heroinës, 13 000 euro kesh edhe një presë hidraulike, që shërbente për ambalazhimin e drogës.

Në prangat e policisë kanë rënë shqiptarët Gëzim Hasa 30 vjeç, Artur Bregu 33 vjeç, Velino Koroveshi 24 vjeç, Denis Tafili 29 vjeç, Bledar Brahimi 28 vjeç, Lauret Greca 24 vjeç dhe Ded Bajraktari 23 vjeç si dhe shtetasit italianë, Davide Cavalli 43 vjeç, Marcelo Panariti 34 vjeç dhe Tomaso Villirillo 37 vjeç bëjnë të ditur mediat italiane. Nga hetimet e policisë italiane bëhet e ditur se droga vinte nga Shqipëria si dhe vendet e Evropës Lindore, për tu trafikuar më pas në zona ë ndryshme të Italisë së veriut nga Parma deri në në qytetin e Imperias në Rivierë afër kufirit francez.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 + 13 =