Rama: 3 vjet burg për vjedhësit, 5 për bashkëpunëtorët

AktualitetKryesore
219
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Rama: Vjedhja e energjisë si çdo vjedhje tjetër

Në takimin “Takim kombëtar, mbrojtja e energjisë elektrike dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike, Kryeminsitri Edi Rama deklaroi se çelet një operacion i thellë dhe masiv, i cili do të kthejë paqen në sektorin energjetik përfundimisht, duke e kthyer përfundimisht energjinë nga një pasuri që vidhet lirisht në një burim mirëqenie dhe rritje ekonomike.

Rama tha se aksioni fillon për të mos u ndalur në të gjithë vendin dhe se vjedhja e energjisë elektrike është një vjedhje si gjithë të tjerat.
Gjithashtu deklaroi se nuk është varfëria arsyeja që çon drejt vjedhjes së energjisë elektrike, duke thënë se kjo gjë tregohet nga fakti që nuk ka asnjë pensinist që vjedh.
Ndërkohë bëri me dije se Shqipëria është vendi i dytë në Europë për potencialet energjetike dhe se brenda katër vitesh sektori energjitik do të kthehet në fitimprurës.
[/vc_column_text][vc_column_text]Gjiknuri: Ka ardhur momenti që energjia të marrë vëmendjen e duhur[/vc_column_text][vc_single_image image=”2974″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”medium”][vc_column_text]Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në aktivitetin “Takim kombëtar. Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”, deklaroi se kërkohen reforma të thella në sektorin energjetik.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në aktivitetin “Takim kombëtar” deklaroi se është hartuar një plan operacional kundër vjedhjes së energjisë, ndërsa e cilësoi si domosdoshmëri aksionin kundër abuzuesve me energjinë elektrike, për të shmangur kolapsin e sistemit energjetik.

Lidhur me angazhimin e forcave policore në këtë aksion ai tha se nevojitet mbështetja e organeve të drejtësisë, për shkak të situatës emergjente të krijuar.

“Sektori energjetik ka plagë të thella, të trashëguara të cilat na kanë sjellë në këtë pikë ku jemi. Ajo çka pret publiku nga ne është se pas kësaj terapie aq të nevojshme çfarë perspektive do të ketë sektori energjetik. Ne gjetëm një kufomë energjetike, por duhet ta kthejmë në një trup të shëndoshë. Duhet të shmangim kolapsin, ky aksion është terapi e nevojshme kundër këtij tumori. Vizioni ynë është rimëkëmbja energjetike. Ka ardhur momenti që energjia të marrë vëmendjen e duhur”, u shpreh Gjiknuri.

Ministri i Energjetikës bëri me dije se përveç qytetarëve, përgjegjësi për vjedhjen e energjisë kanë edhe persona brenda kompanisë, faturistë, elektricistë etj., që sipas tij duhet të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit.[/vc_column_text][vc_column_text]Tahiri: Ligjet ishin aty, por ne po i vëmë në zbatim[/vc_column_text][vc_single_image image=”2976″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”medium”][vc_column_text]Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi se nuk do të ketë më të privilegjuar dhe se Shqipëria informale do të marrë fund përgjithmonë.
Tahiri tha se lufta më e madhe do të bëhet kundër paligjshmërisë, pasi tha se qytetarët votuan për një Shqipëri më të drejtë.
“Ligjet ishin aty, por ne po i vëmë në zbatim. Ky është momenti që Shqipëria të ngrejë kokën dhe të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Unë garantoj se Policia e Shtetit të jetë në gatishmëri, pasi ka ardhur koha për të garantuar drejtësi. Policia e Shtetit ka përgatitur procedura standarde dhe në janar të vitit që vjen do të ketë një strukturë të tërë që do të merret vetëm me këto çështje që kanë të bëjnë me vjedhjet e energjisë”, deklaroi Minsitri i Brendshëm.[/vc_column_text][vc_column_text]Çipa: Plan masash kundër vjedhjes së energjisë elektrike[/vc_column_text][vc_single_image image=”2977″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”medium”][vc_column_text]Kreu i policisë së Tiranës Ardian Çipa tha se do të vijojë bashkëpunimin me operatorët e OSHEE për të vënë para përgjegjësisë abuzuesit me energjinë elektrike. Gjithashtu Policia e Shtetit ka përgatitur një plan masash kundër vjedhjes së energjisë elektrike.[/vc_column_text][vc_column_text]AHMETAJ: Vjedhja e energjisë elektrike është një krim në kurriz të qytetarëve shqiptarë[/vc_column_text][vc_single_image image=”2978″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”medium”][vc_column_text]Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj, mori pjesë sot në konferencën energjetike me temë: “Takim kombëtar. Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”.

Ministri Ahmetaj u shpreh gjatë fjalës së tij se reforma në sistemin elektroenergjetik është e domosdoshme për të çliruar zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa pohoi se 150 milionë euro humbasin çdo vit nga vjedhja e energjisë elektrike.

“I gjithë prodhimi i Kaskadës së Drinit tretet në det pa dhënë asnjë efekt në zhvillimin ekonomik. E pra, thelbi është pikërisht te kjo gangrenë që duhet mbyllur njëherë e përgjithmonë”, u shpreh Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Më tej, Ministri Ahmetaj tha se vjedhja e energjisë elektrike është një krim në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe i bëri thirrje sipërmarrjes se nuk mund të realizojë fitim nëpërmjet mospagesës së energjisë.

Sipas ministrit “150 milionë euro humbasin çdo vit nga vjedhja e energjisë elektrike! Shkrihen, treten në lumenj dhe përfundojnë në det, për shkak të vjedhjes, keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Imagjinoni që i gjithë prodhimi i Kaskadës së Drinit tretet në det pa dhënë asnjë efekt në zhvillimin ekonomik. E pra, në diskutimin tonë për rritje apo ulje të çmimit, nuk është aty thelbi. Thelbi është pikërisht te kjo gangrenë që duhet mbyllur njëherë e përgjithmonë”.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three − 3 =