Presidenti i Partizanit të Beogradit: UEFA favorizoi Serbinë

Sport
213
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2922″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Presidenti i skuadrës së Futbollit të Partizanit të Beogradit, Dragan Gjuriq, në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur haptazi qëndrimin e tij ndaj ngjarjeve të ndodhura në ndeshjen e shumë përfolur të datës 14 tetor. Në deklaratën e tij, ai ka sulmuar hapur autoritetet serbe të sigurisë për lejimin e huliganëve dhe injorimin e paralajmërimeve për dhunë në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Ai ka thënë se faji kryesor për incidentet e ndodhura, që shkaktuan braktisjen e ndeshjes, e kanë autoritetet serbe, për shkak se nuk bënë asgjë për të parandaluar hyrjen e huliganëve në fushën e lojës.

Ky është komenti i tij për vendimin e UEFA-s.

“Ky është një vendim jashtëzakonisht i njëanshëm nga UEFA, por autoritetet shtetërore duhet kuptojnë pse është arritur në këtë vendim. Autoritetet serbe duhet t’i thonë publikut serb pse u lejuan ata 100 tifozë të dehur me një ultras që doli edhe në stadiumin e Gjenovës. A donit ju edhe një “Heysel” serb? (Tragjedia në stadiumin belg në 29 maj 1985 gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Liverpulit, ku u vranë 39 tifozë dhe u plagosën rreth 600 të tjerë). Dikush donte që të ndodhte gjakderdhje, siç donin ata në Xhenova dhe krijuesit janë të njëjtët”, deklaroi Gjuriq për mediat serbe.

Ndërkohë, vendimi i UEFA-s parashikonte ndëshkimin e Serbisë dhe të Shqipërisë për ndeshjen e ndërprerë nga dhuna e tifozëve serbë, duke i dhënë fitoren në tavolinë Serbisë, por duke mos ja njohur tri pikët. Gjithashtu, duke i vënë edhe 100 mijë euro gjobë, ashtu si dhe Shqipërisë edhe Serbisë, dhe dy ndeshjet e ardhshme për eleminatoret e Europianit “Francë 2016”, ekipi Serb do t’i luajë pa spektatorët e vet.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × 3 =