Londër, Shqiptari fiton titullin kampion në KickBox

Sport
198
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_gallery type=”flexslider_fade” interval=”3″ images=”2790″ onclick=”link_image” custom_links_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Po përfliten shumë Shqiptarët kohëve të fundit, si për mirë dhe për keq, ndërsa një tjetër emër që po bën bujë kohëve të fundit është, Jetnor Pjetri. Ai është me origjinë nga Burreli dhe aktualisht ka fituar titullin Kampion i Anglisë në sportin e Arteve Marciale, KickBox. Ai ka garuar në peshat e mesme 71-75 kg. Me sa duket edhe ky ka ecur në gjurmët e vëllezërve të tij, Blerimin dhe Ylber Pjetrit, të cilët kanë qenë disa hërë kampion të Anglisë në këtë fushë.

“Isha shumë krenar dhe, mbi të gjitha, që isha shqiptar. Shumë i kënaqur se kisha edhe klasën time për t’u treguar, pasi ishte një test edhe për ata, që trajneri i tyre u bë kampion i Anglisë, si dhe për t’u thënë se edhe ata mund të bëhen të tillë. Këtë sukses e arrita nga puna që bëja që në fëmijëri dhe ndihma e dhënë nga ‘Shpresa Programme’, me të cilën arrita deri këtu”, shprehet Jetnor Pjetri.

Sportisti me origjinë shqiptare dhe me banim në Londër ka thënë se ka ardhur në Britani si emigrant 14 vjet më parë dhe, më pas ai arriti të binte në kontakte me një nga organizatat më të njohura të komunitetit shqiptar në Britani “Shpresa Programme”. Pastaj ai arriti të stërvitej dhe të shpallej kampion i Anglisë. Ndërsa, sot e kësaj dite, shërben edhe si trajner për shqiptarët e sapoardhur në Britani, që kanë interes në këtë sport.

Jetnor Pjetri, i ka fituar të gjitha takimet me “knock-out” dhe deklaron se dëshira e tij është që të konkurrojë së shpejti për titullin kampion Evrope dhe bote në këtë disiplinë. Ai shton më tej se është i motivuar për ta çuar emrin e sportistëve Shqiptar ndër majat e këtij sporti, ashtu siç bëri dhe Gjetan Keta që mbrojti titullin kampion në Bulqizë disa ditë më parë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eight − 1 =