Ndërtimët pa leje, Basha i lejoi Berisha i legalizoi

FlashKryesorePolitike
317
0
sample-ad

Ndërtimet e shëmbura nga INUK kanë detyruar Deputetin socialist Ervin Bushati, që ti kujtoj atyre të cilët akuzojnë inspektoriatin e ndërtimit, se po bën punën që nuk e bërri kurrë Bashkia e drejtuar nga Lulzim Basha. Partia Socialiste ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se po pengon aksionin e INUK për të liruar hapësirat publike.

“Ligji që rregullon veprimtarinë e Inspektoriatit Ndërtimor dhe Urbanistik vendor e thotë qartë se: gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tij inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë apo komunës vendos përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës dhe vendos prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm”, deklaroi Bushati.

Sipas tij INUK ka prishur deri më sot 1400 ndërtime të paligjshme që lulëzuan në Tiranë në kohën e Bashës dhe ka çliruar deri më sot 98.000 metra katrorë sipërfaqe publike, trotuarë e lulishte të zaptuara në Tiranë me bekimin e kryetarit të Bashkisë.

“Por siç po e tregojnë faktet, skema për zaptimin e hapësirës publike të Tiranës ka qenë edhe më e turpshme e kriminale. Në njërën anë ishte Luli që i nxiste, e në anën tjetër Saliu që i legalizonte duke dhënë tapi për trotuare, lulishte e oborre pallatesh. Opozita sot duhet të kërkonte ndjesë për këtë situatë të nxitur nga vetë ajo. Por natyrisht, kjo s’ka për të ndodhur. Ashtu siç sulmoi policinë për çlirimin e Lazaratit nga droga, edhe sot opozita ka zgjedhur të bëhet palë me antiligjin duke sulmuar INUK”, tha deputeti socialist.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × 4 =