Burri që zhvarroste fëmijët e vegjël

Histori te rralla
280
0
sample-ad

Një burrë në Rusi zhvarroste trupat e fëmijëve të vegjël, kryesisht vajza dhe i mumifikonte. Pas këtij procesi, Anatoli Moskvin, i dërgonte në banesën dhe i vishte si kukulla.

Ministria e Brendshme ruse ka shpërndarë me një video pamjet e shtëpisë horror. Ajo ishte mbushur plot me vajza të mumifikuara. Autoritetet ruse bëjnë me dije se në shtëpinë e tij, janë gjetur shumë trupa fëmijësh të vegjël, deri në 12 vjeç.

Ata ishin zhdukur nga varret e tyre dhe u gjetën në shtëpinë e Anatoli Moskvin. Madje një vajzë të vogël ai e kishte veshur si arushin “ Teddy Bear”, mik të cilin mijëra fëmijë e mbajnë në shtrat për të fjetur. Moskvin është arrestuar në vitin 2011 dhe tashmë është dërguar në një klinike psikiatrike. Gjatë marrjes në pyetje ai ka thënë se këtë akt e kryente pasi e kishte hobi.

Ende nuk bëhet me dije se përse burri kryente akte kaq të tmerrshme. Ndoshta ai ka kaluar trauma gjatë fëmijërisë së tij, ose ka përjetuar humbjen e parakohshme të një vajze, apo pasioni i çmendur për kukulla.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 + 18 =