Arrestohet ish-drejtori dhe disa ish-zyrtarë të ALUIZNI-t në Vlorë

AktualitetKryesore
204
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2798″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Arrestohen nën akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-drejtori i ALUIZNI-t në Vlorë, Roland Tafilaj dhe disa ish-zyrtarë të ALUIZNI-t në qytetin e Sarandës. Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Roland Tafilaj, ish-drejtori rajonal i ALUZNI-t, Vlore, Laert Cane, Përgjegjës i Sektorit të Legalizimit dhe Feti Deromenaj, Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë.

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit e akuzuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhënë leje legalizimi për një numër të lartë ndërtimesh dhe shtesa ndërtimesh, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Prokuroria e Sarandës ka nisur hetimin bazuar në një kallëzim të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria ka evidentuar të paktën 24 raste të lejes së legalizimit për objekte shërbimi (lokale dhe hoteleri) në Ksamil, të cilat janë ngritur në vijën bregdetare ose pranë saj, si edhe në zona arkeologjike, muzeale e turistike. Pra, në zona ku është totalisht e palejuar të ndërtohet dhe rrjedhimisht as të legalizohen.

Ndërkohë, Prokuroria e Sarandës bën të ditur se po vijon hetimet edhe për një numër të madh objektesh, të cilat dyshohet se janë legalizuar në kundërshtim me ligjin në zonën e Sarandës dhe për të cilat kanë përgjegjësi bashkërisht shtetasit, ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë arrest me burg. Masat ndaj tyre janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit. Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë, gjykata ka vendosur:

“Arrest me burg” për shtetasit:
1. Roland Tafilaj, ish-drejtori rajonal i ALUZNI-t, Vlorë
2. Shtetasi Laert Cane, Përgjegjës i Sektorit të Legalizimit;
3. Feti Deromenaj, Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë

“Arrest në shtëpi” për shtetasen:
4. Manjola Nikollo-Përgjegjëse e Sektorit te Hartografise;

Shtetasi Roland Tafilaj, për të cilin gjykata e Sarandës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për “arrest me burg”, është dënuar pak javë më parë nga Gjykata e Vlorës për të njëjtën akuzë (shpërdorim detyre) me 1 vit e gjysmë burgim. Kjo çështje është aktualisht në Apel dhe personi i pandehur po vijonte atë proces gjyqësor në gjendje të lirë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

ten − four =