Arbana Osmani do të prezantojë festivalin e RTSH-së

Kulture
228
0
sample-ad

Festivali i 53-të i këngës në Radio-Televizion pritet të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Si edhe vitet e shkuara, kënga fituese 2014 do të përfaqsojë Shqipërinë në Eurovizon, që kësaj rradhe do të zhvillohet në Vjenë te Austrisë.
Një nga surprizat që do të sjellë nisja e këtij festivali është prezantimi nga Arbana Osmani, e njohur si prezantuese e “Big Bradhër”, e cila, nga sa duket ka vendosur të ngjisë shkallët e karrierës së saj duke prezantuar një ndër ngjarjet më të shumëpritura kulturore.

Arbana është moderatorja e dytë e “Top Channel” që merr pjesë drejtimin e këtij eventi, që është një ndër ngjarjet më të rendësishme të RTVSH, pas Alban Dudushit, i cili, përpara se të niste punën në po të njejtin stacion televiziv, ishte bashkë-prezantues në Festivalin e 40-të të Këngës në RTSH, së bashku me Ornela Bregun.
Për sa i përket artistëve në konkurrim thuhet se kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre këngëtarët : Devis Xherahu, Ronela Hajati, Xhani Shqerra dhe Elhaida Dani e cila është pretendte kryesore për çmimin e madh. Shumë emra të tjerë pritet ti bashkohen festivalit, që këtë vit do të drejtohet nga mjeshtri Shpetim Saraçi, ndërsa kostumografia edhe këtë vit i është besuar stilistit Joni Peçi.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × one =