Angela Martini: Kam pasur vetëm një mashkull shqiptar

Showbizz
220
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2848″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Modelja me origjinë nga Shkodra është tashmë e njohur në të gjithë botën për bukurinë e saj dhe ka një karrierë të gjatë në fushën e modelingut.

Në moshën 10 vjeçare ajo u shpërngul në Zvicër me familjen dhe që atëherë u ra në sy shumë agjentëve të modelingut por karrierën e saj Angela e filloi në moshën 18 vjeçare, kur përfundoi studimet. Pas disa viteve si modele ne Zvicër, një nga sukseset më të mëdha të karrierës së saj ishte nënshkrimi me një nga agjensitë më të famshme të modelingut “Elite Model Management” në New York.

Në vitin 2010, ajo u kurorëzua me çmimin Miss Universe Albania dhe e përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe që u mbajt në Las Vegas duke u renditur në vendin e gjashtë , që atëherë Angela ka fituar vëmendjen dhe simpatinë e miliarda njerëzve në Shqipëri, Zvicër e kudo në botë.

Pavarsisht arritjeve të shumta ajo gjithmonë kërkon të ngjitet edhe më sipër, në vitin 2012 ajo prezantoi linjëen e saj të rroba banjove “ Martini Bikini”.

Së fundmi, ajo është parë në Times Square e ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit “6 ditë pa Ermalin”, ku në shaka e sipër ajo është pyetur për marrdhëniet e saj me meshkujt, me sinqeritet Angela shprehet : “Kam pasur vetëm një mashkull shqiptar dhe ai ka qënë më i miri” më tej ajo pranon se shumicën e kohëve është me dikë : “Koha më e gjatë që mund të qëndroj single është rreth 2 muaj”. Në një lidhje ajo nuk duron dot monotoninë dhe gënjeshtrat , shpesh herë tërhiqet për të parë reagimin e partnerit.[/vc_column_text][vc_gallery type=”flexslider_fade” interval=”3″ images=”2854,2849,2855,2850,2851,2852,2853″ onclick=”link_image” custom_links_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

6 + 18 =