Vuçiç: Po presim hetimet për Olsi Ramën

AktualitetKryesorePolitike
315
0
sample-ad

“Vizitën e shtyva, Kryeministri shqiptar do fitonte kredo politike”

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, i qëndron idesë se Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit shqiptar mund të jetë implikuar në hedhjen e dronit që fluturoi me flamurin e ‘Shqipërisë së Madhe” në stadiumin Partizan më 14 tetor në ndeshjen mes Serbisë. Në një intervistë të gjatë dhënë për gazetën “Danas”, Vuçiç shprehet se po pret rezultatet e hetimit për implikimin e Olsi Ramës. “Nuk dua as të konfirmoj dhe as të mohoj. Jemi duke pritur për përfundimin e hetimit. Ne kemi një person të dyshuar për lëshimin e dronit, kemi dhe një ndihmës. Këta njerëz kanë ardhur nga territori i Italisë, duke përdorur dokumente (leje-qëndrimi) italiane edhe pse që të dy janë shtetas të Shqipërisë. Ata kishin dikë që i ndihmonte për komandimin e dronit mbi stadium me anë të telefonit. Tani ky ndihmës është ky apo ai person, nuk mund të them asgjë për diçka që nuk e di ende”, u shpreh Kryeministri serb. Sa u përket thirrjeve “vrisni shqiptarët në stadium”, kreu i qeverisë serbe, u shpreh se thirrje të tilla nuk janë të këndshme, por ai ka justifikuar njëkohësisht këto kore raciste. “Thirrje të tilla mund të dëgjohen në çdo lojë mes Yllit të Kuq dhe Partizanin. Madje, të gjithë kanë kënduar edhe kundër meje. Ata këndonin dhe këndojnë. Nuk është hera e parë, do këndojnë sot e vite të tëra. Kjo nuk është e bukur! Por nuk ka shkaktuar incidentin dhe nuk ka çuar në ndërprerjen e ndeshjes. Incidentin e shkaktoi droni”, theksoi Vuçiç. Ndërsa pyetjes së bërë se nëse ndihet përgjegjës pasi mediat serbe kanë pasur tituj shovinistë ndaj shqiptarë, kreu i qeverisë serbe jep një vlerësim tjetër. “Unë nuk i urrej shqiptarët dhe jam gjithmonë i gatshëm për të biseduar me ta. Disa prej tyre janë shtetas të vendit tonë dhe me ata mendoj se kam një dialog të hapur. Nuk kam treguar urrejtje ndaj tyre në asnjë nga deklaratat e mia”, thekson Vuçiç.

Shtyrja e vizitës

Për herë të parë, Kryeministri serb ka shprehur hapur dhe arsyen e shtyrjes së vizitës së Ramës në Beograd më 10 nëntor, e cila do të sillte një kredo politike të homologut shqiptar, nëse takimi do të zhvillohej më 22 tetor. “Shtetet e rajonit fajësuan të gjitha Serbinë. Për këtë arsye deklarova se rruga më e drejtë ishte shtyrja e vizitës. Këtë ia thashë edhe Kryeministrit Rama i cili me vizitën ne Beograd do të fitonte kredo politike, prandaj, është më mirë ta shtymë vizitën. Për këtë do të bisedoj me zonjën Merkel. T’i shpjegojmë pse e bëjmë dhe të punojmë që ajo ta kuptojë këtë. Kjo është ajo që bëra. Nuk doja të lejoja askënd që të shkelte krenarinë serbe, një ditë pas incidentit. Nuk mund të shkaktosh destabilitet në vend dhe të nesërmen të thuash: Heh, heh, heh, ishte një shaka e vogël”. I pyetur për deklaratën e Kryeministrit Rama se Shqipëria e madhe nuk është në projektin politik të Tiranës zyrtare. Vuçiç deklaroi se “dëshiroj të besoj se kjo është e vërtetë, siç do të dëshiroja të dëgjoja një deklaratë që dënon futjen e dronit në flamurin e Shqipërisë së madhe në fushë. Këtë nuk e kam dëgjuar nga zyrtarët shqiptarë. Siç ju e dini, asnjë zyrtar serb nuk ka justifikuar reagimin e tifozëve dhe të gjithë ata që sulmuan me gurë dyqanet e shqiptarëve janë arrestuar”. Ndërsa shprehet qartazi se nuk ka pasur një ndjesë nga ana e autoriteteve shqiptare për incidentin e ndodhur. Ndërsa shton se i ka ndjekur më vëmendje deklaratat provokuese të lëshuara nga ana e politikanëve shqiptarë, duke preferuar që të mos i përgjigjet.

Danas

‘Danas’ e hap gazetën me intervistën e Vuçiç me titullin: Unë nuk i urrej shqiptarët, i gatshëm për të biseduar. Kryeministri serb flet dhe për shtyrjen e vizitës më 10 nëntor (SHQIP)

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four + nine =