Van Persie heroi i Manchester United, barazon në fund të takimit

Sport
265
0
sample-ad

Kryendeshja e javës së nëntë në Premier League, ajo mes Manchester United dhe Chelsea është ndalur në barazim me rezultatin, 1-1. Pjesa e parë ishte shumë emocionuese me aksione nga të dyja palët, por mbrojtja ishte e padepërtueshme, dhe nuk patëm gol.

Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë kur miqtë kaluan në avantazh me anë të lojtarit, Didier Drogba, në minutën e 53, ku Fabregas dërgoi një krosim perfekt nga goditja e këndit dhe Drogba e kthen në gol me një gjuajtje të fuqishme me kokë, 0-1 për Chelsin.

Loja vazhdonte të behej edhe më shumë emocionuese, ku intensiteti dhe aksionet u shumta u rritën nga të dyja palët. Ndërsa, pak para se arbitri të fishkëllente fundin e takimit, Hollandezi, Robie Van Persie arrin të shënojë golin e barazimit.

Chelsea është ekipi i vetëm që nuk ka pësuar humbje, dhe pas nëntë javësh ka 23 pikë e ndjekur nga Southamptoni i vendit të dytë me 19 pikë dhe Manchester City me 17 pikë. Ndërsa United ndodhet në kuotën e 13 pikëve dhe mban vendin e 8.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × five =