Ministria e Bujqësisë “bën hije” në aferën e miellit

AktualitetKryesore
224
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2520″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2519″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Nga: Xhovani SHYTI

Favorizohet importi i miellit që rrezikon shëndetin e shqiptarëve…

Pak ditë më parë Unioni i Prodhuesve të Miellit paralajmëroi mbylljen e aktivitetit, nëse qeveria nuk do të përmbushte disa kërkesa punëndihmuese të depozituara pranë Ministrisë së Bujqësisë. Ndërkohë që kërkesat nuk u morrën parasysh, paralajmërimi u bë realitet. Kështu që aktualisht industria që me aktivitetin e saj mbante në punë më shumë se 4000 punonjës dhe përpunonte mijëra ton miell, prej disa javësh, nuk ekziston. Motorët e saj janë fikur.

Për këtë Unioni bën fajtor Qeverinë, alias Ministrinë e Bujqësisë, ndërkohë që lidhur me goditjen e kësaj industrie kjo e fundit nxorri si argument “moslejimin e krijimit të monopoleve”.

“Nuk do të ketë më monopole në industrinë e miellit”, ka artikuluar gjatë një daljeje para medias ministri I Bujqësisë, Edmont Panariti, duke shtuar se në bashkëpunim me institucionet nën mbikëqyrjen e saj po punojnë për përcaktimin e cilësisë të të gjitha llojeve të brumrave dhe jo vetëm të atyre që importohen nga Kosova.

“Udhëzimi i ditës së djeshme i nxjerrë nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për uljen e përqindjes së proteinës nga 12.5 për qind në 9 për qind, jo vetëm shkatërron dhe mbyll industrinë vendase, por njëkohësisht përbën një rrezik potencial për shëndetin e njerëzve, pasi favorizon futjen e produktit miell me karakteristika jashtë çdo lloj norme, vlere ushqyese dhe shëndetësore për konsumatorin shqiptar”, ishte kundërpërgjigja e Unionit që e quante vendimin “e papritur” të qeverisë: “të paargumentuar dhe të pakonsultuar me biznesin”, duke theksuar se “mielli i importuar nga pikat kufitare Morinë dhe Hani i Hotit ka karakteristika jo të pranueshme.

“Si rezultat i këtij vendimi i cili del në mbrojtje të konkurrencës së pandershme dhe produkteve me cilësi të ulët, industria e prodhimit të miellit shqiptar deklaron mbylljen e aktivitetit të saj, duke filluar që nesër datë 22.10.2014”, përfundonte deklarata e Unionit të Prodhuesve të Miellit.

Kjo është pjesa e dukshme e “dyluftimit” Union-Qeveri, këto janë argumentat publike të sjella nga palët “ndërluftuese”, ndërkohë që, sikurse shprehen specialistë të fushës, të përfshirë në këtë betejë, motivi i mbylljes së fabrikave të prodhuesve të miellit është edhe më i thellë nga çfarë publikohet.

Sipas tyre, ulja e përqindjes së proteinës nga 12.5 për qind në 9 për qind,sikurse ka publikuar Ministria e Bujqësisë, përtej atyre cka ka deklaruar Unioni, favorizon futjen e produktit miell me karakteristika jashtë çdo lloj norme, vlere ushqyese dhe shëndetësore për konsumatorin shqiptar. Shqipëria, argumentojnë ata, ka nevojë për 400 mijë ton grurë në vit. 70 deri 100 mijë tonë është prodhimi vendas dhe pjesa tjeter importohet.

Nga kjo sasi gruri 70% bëhet miell ndersa 30% janë hime,çka e bën më të domosdoshëm funksionimin e fabrikave, që ndihmojnë edhe bujqësinë. Fabrikat në Kosovë importojnë grurë nga Serbia dhe pasi e përpunojnë, e eksportojnë atë në Shqipëri. Gruri sërb ka nivel të ulët proteine, çka do të thotë se ka pak vlera ushqimore. Për rrjedhoje edhe mielli që vjen prej andej tek ne është në të tilla standarde, pra me një nivel proteine prej 9%.Duke patur parasysh se mesatarja evropiane është mbi 12%, del që ky miell pak ndryshon nga qënia krunde.

Specialistët thonë se pikërisht ky realitet ka dhëne ndikim negativ në industrinë e prodhuesve vendas,duke I detyruar të bëjnë një investim prej 150 milion euro. Gjë që e vërteton edhe fakti që industria shqiptare e përpunimit të grurit disponon teknologji të një shkalle të lartë, është e 10 vjecarit të fundit. Biznesi shqiptar i miellit është me i regullti, ka 7 fabrikat më moderne në rajon,por që detyrohen të punojnë nën kapacitet.

“Shqiptarët konsumojnë 1 mijë ton miell në ditë. Prodhimi vendas, që është në standardet proteinike prej 12 %, ka kapacitet për të ofruar dyfishin e këtij konsumi. Por kriza globale dhe mielli i importit, që vlerësohet se zë rreth 20% të tregut, kanë bërë që kapaciteti përpunues i fabrikave të bjerë ndjeshëm”,analizon Sefedin.M., specialist i fushës, pa preferuar të identifikohet.

Pikërisht për këtë :krizë” të pamerituar Unioni ka kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Bujqësisë.

“Vetë prodhuesit kërkojnë që mielli i sjellë nga importi të jetë brenda standardeve të kërkuara, me qëllim që të mos ketë konkurrencë të pandershme. Mielli me përmbajtje 9% proteinë, që pretendon Ministria e Bujqësisë, përdoret vetëm për ëmbëlsira dhe konsumi i përgjithshëm shoqëror për Shqipërinë është 2%, ose 5 mijë ton miell, me të tillë përmbajtjeje, çdo muaj. Shëmbulli i Italisë, që merr Ministria e Bujqësisë, është për biskota jo për bukë”, shprehen përfaqësues të Uninionit.

Sipas tyre, gruri Kosovar, që me këmbëngulje të MB-së do të furnizojë Shqipërinë në ditët e ardhëshme,vjen nga Vojvodina, nga fushat e Novi Sadit, ku furnizohet Kosova, Maqedonia, Greqia, por ku jemi furnizuar edhe ne. Por këtë vit 70% e grurit sërb është e një cilësie shumë të dobët, që nuk i bën mirë organizmit të njeriut dhe për këtë arsye është kthyer në ushqim për kafshët, duke i ndaluar të shitet për vëndet e tjera. Kjo është arsyeja që furnizuesit shqiptar e kanë braktisur këtë treg, ndërkohë që nuk dihet nëse tregtarët kosovarë kanë bërë po këtë gjë.

Fakt është se, ndërkohë që Shqipëria ka laboratorët më modernë në rajon, në Kosovë nuk ka të tillë që të bëjnë analiza të cilësisë së miellit. Po ashtu, mielli që futet nga Kosova në Shqipëri shitet 10 lekë nën koston e prodhuesit vendas, 15-20% me lirë se në Shqipëri, ç’ka sipas unionistëve tregon një cilësi të ulët dhe i bën tregtarët e grurit të mos pranojnë ta hedhin në treg këtë produkt pa u pajisur me fletë analiza.

“ Me miellin që vjen nga Kosova nuk bëhet bukë, është shumë i dobët”, pohojnë jo pak pronarë furrash në Tiranë. Sipas tyre tregtarët e Kosovës duhet të konkurojnë për miellin duke hyrë në garë të ndershme. Lidhur me standartin e grurit që tregtarët shqiptarë e sjellin nga jashtë, furrtarët thonë se është i një cilësie të lartë, pasi kontrollohet rreptësisht nga laboratorë që janë të akredituar, dhe të aprovuar nga GAFTA.

Edhe kur merret nga Italia, grurit apo miellit i bëhen analiza të tjera në Shqipëri, ndonëse që andej vjen me tri çertifikata të BE-së. Kjo gjë nuk ndodh për miellin që futet nga Kosova. Vjet janë sjellë nga Serbia 45 mijë ton me letra, pasi ka edhe sasira të futura pa doganë, domethënë pa ju bërë analizat. Kosova ka importuar 160 mijë ton miell çka tregon se ajo nuk është në gjendje të përballojë kërkesën e tregut vendas dhe jo më të furnizojë Shqipërinë.

 

GazetaExpress” mbështet argumentat e Unionit

Duke ndjekur problemin e eksportimit të miellit nga Kosova në Shqipëri, gazeta kosovare “Express”, e dt. 8 tetor 2014, ka publikuar fakte që i mbështesin argumentat e sjella nga Unioni shqiptar i Prodhuesve të Miellit. Në shkrimin e publikuar prej së përditshmes thuhet:

“Më gjithë zhurmën patriotike rreth miellit, që vjen nga Kosova në Shqipëri, në të vërtetë shifrat e doganave dhe prodhimi vendas në Kosovë, dëshmon se mielli vjen nga Serbia përmes kompanisë “M & Sillos”.

Sipas raportit të doganave të Kosovës, kjo kompani ka importuar mallra nga Serbia në një vlerë doganore 3 milionë e rreth 600 mijë euro. Nëse i referohesh prodhimit vendas në Kosovë, “M &Sillosi” mblodhi maksimalisht 30 mijë tonë grurë nga bujqit vendorë.

Nevojat e Kosovës janë 410 mijë tonë grurë. Pra asaj i është dashur që për Kosovën të marrë 400 mijë tonë grurë nga Serbia. Në korrje – shirjet 2014 u grumbulluan maksimalisht 225 mijë tonë grurë. Atëherë lind pyetja ku e gjen miellin për ta eksportuar në Shqipëri e në vende të tjera “M&Sillosi”, kur në Kosovë më shumë se gjysma e nevojave mbetet pa u plotësuar nga prodhimi vendas? Nga vjen gruri në hambarët e “M & Sillosit – Devollit?

Sipas Doganës së Kosovës në 6-mujorin e parë 2014, janë importuar mbi 20 mijë tonë grurë, ndërkaq miell mbi 23 mijë tonë. Ndërsa gjatë 2013 në Kosovë janë importuar mbi 53 mijë tonë grurë, miell mbi 44 mijë tonë. Skandali është i qartë. Në Shqipëri shiten krunde bile të këqija dhe ato nga Sërbia përmes kësaj kompanie”.

[/vc_column_text][/vc_column][vc_column][/vc_column][vc_column][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × five =