Presidentët amerikanë, çfarë preferonin të hanin?

Kuriozitete
282
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_gallery type=”flexslider_fade” interval=”3″ images=”2653″ onclick=”link_image” custom_links_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Presidentët e Amerikës veriore konsumojnë që nga supat e thjeshta, te byreku tradicional me mollë, salcat e mrekullueshme të perimeve, çaji, vera dhe deri te pitet karakteristike me karamele dhe mjaltë.
Barack Obama: Naços dhe salcë guakemoli (avokado, qepë, spec jeshil dhe limon), spec djegës, burger, çaj jeshil dhe i zi me manaferra pylli, bajame, fistikë, mollë, brokoli dhe spinaq.
George W. Bush: Biskota, byrek me pulë, sanduiç me djathë zgare, vezë me salcë dhe petull dhe vezë të ziera.[/vc_column_text][vc_single_image image=”2654″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Bill Clinton: Takos, pite të mbushura me pulë, salcë me speca djegës, brinjë qengji, kek me djathë dhe limon, kek pjeshke dhe tavë furre me perime dhe patate të ëmbël.
George H.W. Bush: Lëkurë derri të skuqur, kokoshka, hot dog, pastërma, çokollata dhe akullore.
Ronald Reagan: Makarona me djathë, mish të mbështjellë rulo, supë hamburgeri, rosto vici të copëtuar, petulla, biftek të pjekur mirë, byrek me mëlçi, peshk shpatë, mollë të pjekura
Jimmy Carter: Proshutë me lëng, oriz të pjekur me miell, bukë misri, mish derri i mbushur me bukë misri, mollë të skuqura, fasule të kuqe me oriz, sanduiç me proshutë dhe djathë, brinjë pikante të skuqura, kikirikë.
Gerald Ford: Pite me luleshtrydhe dhe krem të thartuar, petulla gjermane me mollë, bukë e bardhë, brinjë qengji, patate të reja, bishtaja, akullore, spageti me mish të grirë, mëlçi dhe qepë, po ashtu edhe buding limoni.
Richard Nixon: Fruta të freskëta, avokado, supë të ftohtë pikante, krem trangulli, salmon, karkaleca deti dhe gaforre. Gjithashtu preferonte shumë gjizën, bukën e thekur, spagetit me mish të grirë, pastërma, biftek dhe lajthitë.
Lyndon Johnson: Brinjët e qengjit, biskotat me proshutë ose salçiçe derri, pulë me makarona kineze, mish me perime, pilaf me perime dhe qepë, spinaq të përgatitur me djathë të shkrirë dhe krem karamele.
John F. Kennedy: Proshutë të pjekur, supë angleze, biftek, peshk, patate të shtypura, fasule të pjekura, çorbë misri, sanduiç me djathë zgare, tard të kripur dhe sufle. “Presidenti Kennedy nuk hante shumë; ai shpesh e harronte vaktin e mbrëmjes… Politika vinte gjithnjë përpara ushqimit”, shkruhet në librarinë presidenciale për të.
Dwight D. Eisenhower: Rosto të mbushur mishi viçi, çomlek viçi, supë me bisht kau, supë makaronash kineze me pulë, gjellë me vezë thëllëze, troftë, buding misri, bishtaja, fasule kokërrmadhe me misër,
Harry Truman: Pulë të skuqur, karota të pjekura dhe patate e ëmbël. Në përzgjedhjen e menysë në nder të Winston Churchill, Truman porositi shurup molusku, rrënjë selinoje, pjesën më të mirë të mishit të lopës, shpirag holandez dhe turshi shalqiri.
Franklin Delano Roosevelt: Proshutë me pana dhe bukë të thekur, mish me patate dhe vezë të ziera, byrek me qumësht dhe rrush të thatë, peshk konservë, rizoto me perime dhe vezë, petulla, bukë të skuqur me vezë dhe mustard, biftek, karavidhe dhe byrek me mollë. Kur George VI dhe Elizabeth vizituan Shtetet e Bashkuara, duke u bërë kështu monarkët e parë britanikë që vizitojnë Amerikën, Rooseveltët i shërbyen hot dog.
Herbert Hoover: Supë me fruta deti, karavidhe, rosto qengji, supë misri, ëmbëlsira shtëpie dhe petulla me mjaltë.
Calvin Coolidge: Rosto vici, salcë kërri (curry) me mish, byrek me mollë dhe mish derri, ëmbëlsirë me djathë dhe ëmbëlsirë me miell misri.
Warren G. Harding: Byrek me pulë, salsiçe me lakër, ëmbëlsirë me miell misri, petulla dhe shumë kafe.
Woodrow Wilson: Sallatë pule, proshutë, vezë të freskëta, biskota, akullore me luleshtrydhe dhe buding.
Theodore Roosevelt: Vezë të ziera, kaçamak, bostan, pulë, radhiqe, salçiçe, gjellë me mëlçi, veshka dhe mish derri, verë e bardhë, kafe, molusk dhe ëmbëlsirë indiane.
Abraham Lincoln: Mollë, kafe, proshutë derri, qumësht, petulla, mjaltë dhe pulë. “Mary Lincoln shtroi një darkë në Shtëpinë e Bardhë ku kishte gatuar gjel deti të mbushur me zhardhok kërpudhash dhe shumë gatime të tjera, por Presidenti nuk hëngri shumë nga këto ushqime”, shkruan Francois Raysavy te libri i gatimit të Shtëpisë së Bardhë.
Thomas Jefferson: Petulla, makarona, djathë parmixhan, fiq, ragu dhe sardele, këto shije iu krijuan gjatë udhëtimeve të tij në Europë. Pëlqente edhe radhiqet, proshutën e Virxhinias, gaforren, peshkun, molusqet, mishin e drerit dhe verën “Madeira”.
John Adams: Salmon të tymosur, molusqe, qofte shtëpie me peshk, supë me breshka, supë misri, krem me luleshtrydhe dhe rrush.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 + 19 =