Pranga 27-vjeçarit, tentoi të korruptojë policinë me 200 euro

KronikeKryesore
180
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2741″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi tentoi të korruptojë efektivët duke i ofruar 200 euro, si dhe 4800 lekë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në Tiranë, teksa gjatë testit të alkoolit që policia i ka bërë shtetasit Rudin Vogli, ka rezultuar me masën e përdorimit të alkoolit mbi 0.5 %, ndërsa drejtonte mjetin e tij “Mercedez Benz” me targa CG 685 ST.

Por nisur nga ky fakt, Vogli ka tentuar që t’i shpëtojë gjobës apo ndalimit nga uniformat blu, duke tentuar t’i korruptojë duke iu ofruar ryshfet.

Pas kësaj, forcat e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë dhe të Seksionit të Krimit Ekonomiko Financiar, kanë arrestuar 27-vjeçarin për veprën penale të “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje tëe dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 − eleven =