Milan i largohet zonës Champions

Sport
350
0
sample-ad

Kryendeshja e javës së tetë të kampionatit Italian, Seria A, ka vënë përballë njëra-tjetrës, Milanin dhe Fiorentinën, ndeshje kjo që është ndarë në barazim 1-1. Loja ka nisur e qetë nga të dyja kampet respektivë, por kjo qetësi duhej të prishej në minutën e 25-të kur lojtari i Milanit, Zapata, dërgon një krosim brenda zonës dhe De Jong e dërgon topin në rrjetë me anë të kokës, 1-0 për Milan.

Pas shënimit të golit ritmi i lojës ra dukshëm në të dy kampet dhe nuk do të kemi ndonjë ndryshim rezultati deri në fund të pjesës së parë. Me vazhdimin e pjesës së dytë “Violat” duken më të përqendruar për të gjetur rrugën e rrjetës. Në minutën e 65 ,Josip Ilicic, mori një top nga Cuadrado dhe depërtoi në zonën vendase për të barazuar shifrat, 1-1.

Pas këtij episodi ndeshja bëhet më e nxehtë duke dhënë shumë spektakël nga të dyja palët por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës.

Aktualisht skuadra e Milanit është në vendin e 6 të renditjes me 15 pikë, ndërsa Fiorentina gjendet në vendin e 11-të me 10 pikë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × 2 =