Gjiknuri, ftesë norvegjezëve për investime

Ekonomi
254
0
sample-ad

Gjatë vizitës dy ditore në Norvegji, Ministri i Energjitikës dhe i Industrisë Damian Gjiknuri, theksoi eksperiencën dhe asistencën që Shqipëria mund të marrë prej shtetit norvegjes. Në takimin me Ministrin e Naftës dhe të Energjitikës, Tord Lien, ai foli për krijimin e një tregu të përbashkët të energjisë elektrike me Kosovën, gjithashtu dhe për specializimin në Norvegji të stafit teknik shqiptar në fushën e hidrokarbureve dhe veçanërisht në atë të gazit.

Dy ministrat diskutuan për aksesin ndaj fondit të investimeve norvegjeze nëpërmjet mekanizmit promovimit të investimeve. Ndërkohë, ministri Gjiknuri gjatë vizitës së tij në Norvegji takoi dhe përfaqësuesit e Lartë të kompanisë Statkraft, Presidentin dhe CEO-n, Christian Rynning-Tonnesen.

Përfaqësuesit e Statkraft theksuan se janë duke ndërtuar 20 hidrocentrale ndër të cilët është dhe projekti shqiptar i Devollit me dy HEC-e në Banjë dhe në Moglinë. Hec-i në Banjë me një fuqi të instaluar prej 73 MW pritet të përfundojë në 2016. Ndërsa ai në Moglicë me fuqi prej 183 MW pritet të përfundojë në 2018.

Ndërkaq, Gjiknuri në këtë takim paraqiti programin e investimeve që po ndërmerren me ndërtimin e unazës së jugut në 110 KV, ndërtimi i unazës energjitike të Tiranës dhe fillimi i ndërtimeve të linjës së interkonjeksionit 400 kv me Kosovën dhe lancimit të projektit interkonjeksionit në 400 KV me Maqedoninë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × two =