“Shiko kush erdhi”, teatër për adoleshentë

Kulture
317
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2470″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Ray Cooney, i njohur si “mjeshtri i farsës”, do të shfaqë një tjetër komedi këtë herë në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Komedia titulohet “Shiko kush erdhi”. Premiera e së cilës do të ngjitet në skenë për tri ditë me radhë, më 24, 25 e 26 tetor. Parashtimi I fabulës është: “Nëse mendoni se jeta juaj është e komplikuar, imagjinoni jetën e dyfishtë të një shoferi taksie, i cili jeton në Londër dhe është i martuar me dy gra në të njëjtën kohë, me të cilat ka krijuar dy familje.
Tek teatri “Shiko kush erdhi” luajnë aktorët Florian Agalliu, Roland Saro, Ermira Hysaj, Oriana Camaj, Klodiana Keço, Endri Çela, Xhevahir Zeneli. Vepra vjen në skenë me regji të Endri Çelës dhe skenografi e kostumografi të Ines  Karanxhës.

Pika kulmore e filmit është momenti kur fëmijët e tij adoleshentë (një vajzë nga njëra familje dhe një djalë nga familja tjetër) njihen në internet dhe bëhen gati të takohen me njëri-tjetrin, jeta e Xhonit kthehet në një makth të dyfishtë për të ruajtur sekretin e tij. Një Xhon Smith i tmerruar është në një lëvizje frenetike të vazhdueshme për të mbajtur atë që nuk mban dot më, sekretin e dy familjeve paralele. Dy adoleshentët që as e kanë idenë për jetën e “guximshme” të babait te tyre, bien në dashuri dhe kënaqen pamasë në një komunikim në internet nga romanca e tyre që përkon me koincidenca të çuditshme një baba me emër dhe mbiemër të njëjtë, me moshë të njëjtë… Kështu ata vendosin të takohen dhe këtu nis drama e Xhonit. Drama është përthyer nga Marelba Fushekati.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fourteen − eleven =