Prokuroria mbyll dosjen e “Bandës së Tritolit”

FlashKronikeKryesore
173
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2620″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për vrasësin me pagesë Julian Sinanaj dhe gjashtë persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal. Krahas Sinanaj, hetimet janë mbyllur edhe për Genis Mëhillaj, Andon Mëhillaj, Ilir Karçini, Ndriçim Gjokona, Marjon Mitro dhe Albin Mexhaj, dosjet e të cilëve pritet të dërgohen në gjykatë. Dosja ndaj tyre ka shkuar tashmë në gjykatë ndërsa 7 të sipërpërmendurit akuzohen se janë pjesë e “Bandës së tritolit”, për shkak të ekzekutimeve me C4. Shkak për arrestimin e tyre u bë rrëfimi i të penduarit Ndriçim Gjokona, i cili nën kërcënimet e Sinanajt e denoncoi në polici, duke çuar në arrestimin e tij dhe më tej edhe të personave të tjerë.

Pjestarët e grupit u prangos, pas përplasjeve që patën mes tyre, dhe ku ishte Ndriçim Gjokona i cili u pendua dhe u rrëfye në polici. Ata u arrestuan më 25 janar 2014, kur në pranga përfundoi Julian Sinanaj. Nga ana tjetër, Gjokona, dyshohet si personi që furnizonte me lëndë eksplozive Sinanajn, por për shkak të prishjes së pazareve, Gjokona duke u ndjerë i rrezikuar për jetën vendosi të rrëfente në polici.
Po ashtu nisur nga hetimet, në pranga përfunduan edhe Marjon Mitro, i dyshuar si porositësi i lëndës eksplozive, që u zbulua në makinën e ish-prefektit të qarkut të Vlorës, Besnik Dervishi. Pas kësaj në kërkim u shpallën Andon dhe Genis Mëhillaj, kushërinj, të cilët dyshohen si sekserë të Julian Sinanajt. Andoni u vetëdorëzua, Genis Mëhillaj vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2623″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 + sixteen =