Përplasen makinat, tre persona në gjëndje të rëndë

AktualitetKronike
292
0
sample-ad

Paraditen e sotme ka ndodhur një aksident në Fushë Krujë, si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur tre persona të plagosur. Burime nga policia bëjnë të ditur se dy automjete tip BMW, një me targë angleze dhe një me targë AA393KB, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: Zamir Qerimi, Mevlan Hysa, dhe Vladimir Hysa.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 + ten =