Ministri Veliaj për vendimin e UEFA-s, reformat institucionale etj.

IntervistaKryesore
220
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2717″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Veliaj: Besoj se nuk ka një shqiptar që nuk ka një shije të hidhët,një ndjesi shumë të shëmtuar për atë që ndodhi me UEFA-n. Vendimi ishte qartazi i padrejtë, është një përqeshje me sloganin e UEFA, “Say no to racism”, sepse ata i thanë “po” racizmit…

  Zoti Veliaj, UEFA dha vendimin e saj kundër Shqipërisë. Mendoni se institucionet përgjegjëse shqiptare nuk lobuan mjaftueshëm pas incidentit që ndodhi në Beograd?

Besoj se nuk ka një shqiptar që nuk ka një shije të hidhët,një ndjesi shumë të shëmtuar për atë që ndodhi me UEFA-n. Vendimi ishte qartazi i padrejtë, është një përqeshje me sloganin e UEFA, “Say no to racism”, sepse ata i thanë “po” racizmit dhe jo, “Jo”! Kështu që në fakt, nëse ka një palë që humbi dhe u diskretitua nga kjo vendimarrje, ishte pala që e mori atë vendim, ashtu si në Shqipëri sigurisht dëmtohen palët që pësojnë vendime të padrejta, por më shumë dëmtohen gjyqtarët e padrejtë. Besoj se ajo që humbi më shumë nga kjo vendimarrje ishte vetë UEFA, sepse një institucion që diskreditohet dhe i humbet besimi nuk arrin dot të emetojë një sistem të ndershëm të lojës apo të sportit, apo të frymës sportive dhe sigurisht humbësit e dytë janë Federata Shqiptare dhe gjithë institucionet që merren me politikat në Federtën Shqiptare, sepse gjykoj se përtej emocioneve, përtej betejës morale,e cila ishte qartazi e jona, ka një betejë ligjore që fillon që përpara ndeshjes, që denoncon që në sekondën e parë, që në minutën e parë, pastaj të 41 minutat e dhunës verbale dhe psikologjike, pastaj dhe fizike. Ky është një leksion shumë i madh që ne nuk mund të bëjmë avokat të interesit publik, qoftë Federata apo çdo institucion tjetër, me mungesë profesionalimi. Edhe ndoshta ky është një moment  fantastik, që të bëjmë një apel për ta vazhduar këtë betejë në të gjitha rangjet e kërkimit të së drejtës, për ta apeluar në Lozanë apo në të gjitha instituionet e tjera të gjykimit të arbitrazhit të institucioneve sportive. Po besoj si unë ndjehen të gjithë shqiptarët, jashtëzakonisht krenarë për ekipin tonë, i cili nuk kishte barrë mbrojtjen ligjore, ose përgatitjen përpara këtyre komisioneve, por kishte barrë vendimin publik të Shqipërisë në fushën e lojës dhe jashtë fushës së lojës dhe këtë e bëri me shumë dinjitet, si për mënyrën se si menaxhoi një situatë të paprecedentë, një situatë thuajse lufte, ashtu edhe për mesazhet pozitive shpesh herë edhe më të forta se politika, që këtu nuk është punë urrejtje kombesh. Këtu është punë për të ndarë kombet që synojnë BE-në dhe një tufë huliganësh që mundohen të marrin imazhin e kombit përsipër.

  • Rikthehemi tek zhvillimet në vend. Pas 23 qershorit deri më tani, cili është bilanci i institucionit tuaj? Reformat që janë ndërmarrë, reformat që po ndërmerren dhe çfarë parashikoni për të ardhmen?

Ky ka qenë një vit jashtëzakonisht intensiv. Kemi nisur disa reforma shumë të rëndësishme, që prekin kryesisht financat publike, por edhe jetët e mbi 2 milionë qytetarëve. Kjo është Ministria që është përgjegjëse për pensionet në Shqipëri, përgjegjëse për pagesat e papunësisë, përgjegjëse për pagesat e ndihmës ekonomike, përgjegjëse për pagesat e aftësisë së kufizuar, pra rreth 2 milionë qytetarë marrin pagesat cash nga puna e kësaj Ministrie. Kjo do të thotë që këtë vit na është dashur së pari të bëjmë bilancin e shtëpisë. Duhet t’ju kujtoj që ky është viti i parë që nuk ka pasur vonesa në pagesa.

Në vitet në kalim kishte muaj që nuk bënin pagesat. Fakti që kemi rikuperuar dhe kemi një rrjedhë të bërjes së pagesave do të thotë se nuk kemi cënuar dinjitetin njerëzor të atyre që e kanë jetën të varur nga këto pagesa.

Por, reforma kryesore ishte padyshim reforma në pensione, një sistem më i drejtë që i jep hakën secilit dhe në mënyrë progresive kush deklaron vitet dhe pagën do të marrë një pension më të plotë përtej atij tavanit qesharak që kemi pasur më përpara.

Reforma e dytë e rëndësishme ishte ajo e tregut të punës.Unë i mirëpres kritikat që disa ndryshime janë estetike, po patjetër disa janë edhe estetike. Patjetër zyrat e punës duhet të dalin nga rrugicat qorre dhe nga pallatet e shokëve të politikanëve dhe duhet të dalin në qendër të qytetit aty ku njerëzit shkojnë dhe kërkojnë punë.

Nëqoftëse njerëzit rrinë nëpër sheshet kryesore të qytetit me matrapik në dorë për punë, aty duhet të jenë edhe zyrat e punës. Dhe sigurisht modernizimi i zyrave të punës dhe konceptet e reja ku ne ofrojmë kurse trajnimi, ku ne mësojmë si shkruhet një CV, ku ne ndërlidhim ata që kërojnë punë me ata që ofrojnë punë, ishte një reformë shumë e rëndësishme në tregun e punës.

Reforma e tretë ishte ajo e ndihmës ekonomike. Duhet t’ju kujtoj se një vit më parë ndihmën ekonomike e merrnin 107 mijë burra.Sot ndihmën ekonomike e marrin 80 mijë gra.Më pak si numër sepse kemi reduktuar shumë abuzues. Shumë prej flamurtarëve të partive që ishin bërë klientë të kësaj rente në formë të ndihmës ekonomike që iu jepej kryetarëve të komunave, sot e marrin 80 mijë gra. Numri është i vogël, por pagesa është më e lartë. Duke ua dhënë pagesën vetëm grave, sigurohemi se lekët nuk shkojnë për raki dhe për fletë bastesh, por shkojnë për ushqime, vaksina dhe libra për fëmijët. Një reformë e rëndësishme për të cilat ne morëm edhe kreditet e nevojshme edhe nga ndërkombëtarët për mënyrën efiçente që e aplikuam.Në një vit bëmë një dixhitalizim total të kësaj skeme.

Reforma e fundit dhe shumë e rëndësishme është reforma në arsimin profesional, ku më në fund arritëm ti komunikojmë publikut që tregu nuk kërkon më profesione gjithologësh, njerëz që bëjnë sikur marrin vesh nga çdo gjë, por s’janë të aftë të bëjnë një zanat konkret.

Dhe rikthimi i vëmendjes tek arsimi profesional, rritja e rregjistrimeve dhe investimeve na dha një mesazh që po bëjmë veprimin e duhur dhe publiku iu përgjigj pozitivisht thirrjes tonë për t’u fokusuar tek arsimi profesional.

Këshu që le të themi këto kanë qenë katër objektivat tona kryesore dhe gjykoj se për vitin tjetër do të shkojmë në një set tjetër reformash, me shumë investime për tregun e punës, sepse pamë që ato para që investuam në programet e punësimit ishin efiçente dhe prodhuan punësim konkret dhe sigurisht fokusin më të madh ajo që është gjysma e Ministrisë sonë që është pjesë Mirëqënies dhe Rinisë, tek rina. Dhe aty kemi disa projekte. Kemi themeluar për herë të parë në Shqipëri “Shërbimin Kombëtar të Rinisë”, që ka në fokus integrimin dhe punësimin, sepse në fund të fundit të jesh i ri nuk është aftësi, por je i ri sepse ke atë moshë. Atribut është të jesh i arsimuar dhe i punësuar, ndaj edhe fokusi ynë tek rinia do të jetë prioritet.

  • E cituat edhe ju paraprakisht se fokusi i Ministrisë tuaj është integrimi dhe punësimi i të rinjve. Sa bashkëpunues janë treguar institucionet dhe bizneset për të qenë më pranë të rinjve?

Fillimisht kemi pasur një hezitim, me idenë se këta janë të rinj, pa përvojë. Ndërkohë që mund të jenë të rinj dhe pa shumë përvojë, por mund të kenë energji dhe shumë kreativitet.Por ju duhet të kuptoni që biznesi ka për bazë fitimin. Kjo do të thotë se duke pasur parasysh këtë, i kemi dhënë mundësi bizneseve të paguajmë sigurime shoqërore dhe katër muaj paga minimale për çdo të ri që punësohet dhe fakti që për 3600 vetë biznesi iu përgjigj kësaj sfide, gjykoj se ishte eksperiment i sukseshëm dhe që duhet vazhduar në vitet e tjera sigurisht në një shkallë më të madhe sesa kjo që provuam këtë vit. Fillimisht kishim hezitime edhe me institucionet kur vjen puna për praktikat studentore. Të rinjtë janë të destinuar të bien në atë kurthin që për çdo intervistë ti pyesin sa eksperiencë ke, por pa filluar punë nuk mund të kesh eksperiencë, dhe ky është një qark vicioz që nuk mbaron kurrë.

Për ta ndërprerë këtë qark filluam për herë të parë këtë vit një projekt pilot për praktikat studentore të paguara, me një pagesë modeste për të mos qenë një punë në skllavëri, por për të qenë diçka që të garantojë minimalisht dinjitetin e ditës. Patëm rreth 600 studentë që morën pjesë, sërish për të piketuar se kur të rinjtë ingranohen në tregun e punës edhe mësojnë edhe ndërtojnë një CV dhe në aplikimet e rrdhës janë më të pasur në jetën e tyre me eksperienca për të fituar një punë.

Fillimisht edhe këtu patëm hezitim, por më vjen mirë që në nivel ministrish vitet e fundit në mënyrë të paprecentë janë hapur dyert për të rinjtë. Kemi ende shumë për të bërë.

  •  E pranuat edhe pak më sipër se këtë vit ka pasur fluks regjistrimesh në shkollat profesionale. Ju z. Veliaj jeni i mendimit se kjo mënyrë orientimi do të ulë papunësimë tek të rinjtë?

Ne kishim një seri statistikash përpara se të arrinim në këtë konkluzion.

Së pari, mbaruan vjet vitin e parë në shkollat profesionale 3400 vetë, kryesisht djem. Sivjet u regjistruan në vit të parë rreth 6000 vetë, pra më shumë se 40% se një vit më parë, nga të cilët 16% vajza. Kjo është gjëja e parë që na dha një mesazh nga tregu, që të rinjtë po kuptojnë se e ardhmja është tek arsimi profesional.

Kemi edhe disa satistika kokëfortë nga INSTAT, ku papunësia është më e lartë tek ata që janë vetëm me gjimnaz dhe më e ulët tek ata që janë me arsim profesional.

Kjo mjafton për të kuptuar se kush ka një zanat edhe në një situatë të vështirë ekonomike e ka më të lehtë të gjejë një punë sesa dikush tjetër që ka mbaruar një arsim të përgjithshëm, por që nuk di të bëjë asgjë me duart e veta.

Më vjen mirë që arsimi profesional po rregullon këtë sjellje disproporcionale në tregun e painformuar që ka ekzistuar vitet e fundit.

  •  Zoti Veliaj, zotëroni shifra zyrtare nga Shërbimi Kombëtrar i Punësimit sesa është numri i të punësuarve që kanë mundësuar këto zyra?

Ne kemi pasur në 9 muajt e fundit, pasi satistikat bëhen çdo tre muaj, d.m.th deri në fund të shtatorit. rreth 52 mijë qytetarë janë intervistuar nga këto zyra.Edhe sigurisht pastaj. sipas aftësive. janë ndihmuar. Ka edhe qytetarë që nuk kanë pasur fare arsim dhe nuk mund të bëjnë një punë më të kualifikuar se në një fason, ose disa studentë që mund të kenë bërë një arsim të përgjithshëm dhe një kompani Call Center do ishte zgjidhja e duhur. Zyrat e punës kanë pasur për detyrë t’i intervistojnë këto individë, nga të cilat 27 mijë ndërmjetësime janë bërë nga SHKB dhe të tjerët kanë vazhduar me intervistat nga vet kompanitë. Ai që është akoma lajm më i mirë është se edhe sektori privat po hap zyrat e veta të punës për të rekrutuar individë të ndryshëm. P.sh zyra që rekrutojnë të rinj shqiptar që kanë mbaruar hoteleri -turizëm ose infermieri në venet e Gjirit Persik, në kushtet ku kërkohen të rinj europian që dinë shumë gjuhë të huaja, ku të rinjtë shqiptarë janë absolutisht të sukseshëm. Shumë kompani po bëjnë atë që quhet had- huntig, që rekrutojnë ata të rinj super të kualifikuar. Më vjen mirë që brenda zyrave të punës kemi një konkurrencë të ndershme me sektorin privat për të spikatur talente. Punësimi edhe në Evropë po bëhet shumë selektiv dhe mesazhi im për qytetarët është mos u dorëzoni. Kur je vajzë apo djalë i ri që sapo ke mbaruar studimet, nuk duhet të rreshtni së dorëzuari CV në 20 -30 vende pune derisa të gjesh më të mirën, pasi ky është një treg kompetitiv, që në dallim nga më përpara, ku biznesi personal dhe njohjet kishin një peshë të madhe, sot kompanitë janë të verbëra nga njohjet personale dhe njohin vetëm fitimin dhe kërkojnë njerëzit më të mirë për ta arritur këtë. Di të them dhe një gjë tjetër. Dado i vështirë të jetë punësimi, kush është realisht i shkëlqyer nuk mbetet pa punë. Ndaj nëse kam një mesazh për të rinjtë që po studiojnë ju them: Studioni një degë që jep zanat, se asnjëherë s’ka dalë nga moda zanati dhe nota 10.

  • U ndërmor reforma në pensione. Cilat janë të mirat dhe me çfarë pasojash mund të përballet popullata?

Reforma nuk ka pasoja. Kemi pasur pasoja qesharake me pensione 140 mijë lekëshe dhe 240 mijë lekëshe. Si mund të jetojë një njeri me pensione të tilla qesharake? Këtë reforma e korrekton. Ne kemi pasur me mijëra njerëz që për arsye se nuk kanë plotësuar vitet e punës, kanë pasur zero të ardhura dhe kjo po rikuperohet me konceptin e pensionit social. Reforma bazohet në një formulë: Pensioni yt është i barabartë me vitet e punës si përqindje shumëzuar me rrogën mesatare tënde të të gjithë jetës. Kjo reformë i jep pension të lartë atij që deklaron të gjitha vitet e punës, që nuk punon asnjë vit në të zezë, që paguan sigurimet shoqërore, por dhe që deklaron rrogën e vërtetë se sa e ka. Nëse njerëzit nuk deklarojnë rrogën e plotë apo deklarojnë një vit po e një vit jo, do jenë ata që penalizohen. Formula shpërblen ata që kanë sjellje të ndershme qytetare. Në Shqipëri ne kemi pasur një pension minimal 141 mijë lekë dhe pension mesatar 143 mijë lekë. Pra, sjellja e mirë mesatare është pothuajse e barabartë me sjelljen e keqe. Ku është diferenca këtu për ata që e respektojnë ligjin? Formula e re e zgjidh totalisht këtë. Më vjen mirë që shumë nga ata që kanë punuar në të zezë i janë bashkuar reformës duke u deklaruar, pasi çdo ditë pune shton përqindjen e pensionit tënd afatgjatë. Ne kemi disa mite dhe mendojmë se nuk do të plakemi kurrë, që s’ja vlen të paguash pensione. Në fakt ia vlen. Çdokush që paguan pensione merr shumë më shumë nga sa ka kontribuar, sepse një pjesë e tyre subvencionohet nga shteti. Jetëgjatësia po rritet, njerëzit po kalojnë më shumë vite në pension, edhe shiptarët po ashtu. Kështu që duke ditur që kjo është një e ardhme që nuk i shmangemi dot, është shumë e rëndësishme që ata që janë të rinj sot dhe që e kanë në dorë fatin e pensioneve të tyre, të fillojnë të sillen në mënyrë korrekte me këtë formulë.

  • Z. Veliaj a zgjidh problemin e dëmshpërblimit të ish përndjekurve politikë, projektligji i hartuar nga ministria juaj?

Projektligji zgjidh disa probleme. Së pari, sjell një sens drejtësie, ku prej shumë kohësh këstet shëprndaheshin dhe sikur një njeri i vetëm të mos i merrte, bllokohej e gjithë marrja e kësteve për të tjerët, që nuk kishte sens.

E dyta, trajtohej njësoj një që kishte kaluar 20-30 vite burg, me një stërnip që është i ri sot, që gjyshin e tij në burg nuk e kishte njohur fare. Kjo ishte një padrejtësi. Kështuqë mënyra se si i kthyem pak logjikë humane këtij ligji, ishte duke respektuar një rend. Dhe rendi është: Fillimisht dëmshpërblehen burrat dhe gratë mbi 75 vjeç, pastaj të gjithë ata që janë gjallë, ata që kanë fëmijë të vegjël, ata që janë sëmurë dhe sigurisht pastaj ne do respektojmë dhe nipat dhe mbesat, por besoj se ata që e kanë vuajtur vetë persekutimin komunist, duhet të jenë vetë të parët që përfitojnë, pa pritur që ata të ndërrojnë jetë dhe nipat e mbesat të përfitojnë. Ky ligj jep një sens drejtësie dhe më vjen mirë që është përkrahur nga kategoria e ish të përndjekurve politikë dhe nga fundi i tetorit, deri në fund të dhjetorit besoj se do të shpërndajmë edhe këstin e mbetur për këtë vit prej 15 milionë dollarësh. Ky u jep pak dinjitet atyre që nuk patën një jetë të mire, por të paktën shoqëria do ketë mundësi t’ju thotë nuk iu harruam dhe sa ishit gjallë bëmë një kompensim që mund t’ju kthejë dinjitet në moshë të tretë.

Pra, dispononi fonde të mjaftueshme për dëmshpërblimin e kësaj kategorie?

Patjetër, do dëmshpërblehen të gjithë. Vetëm ka ndryshuar rendi i kompensimit.

Intervistoi: Anisa Xhani,gazeta”Tema”.Titulli është i “shtypi.net”.

 

 

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 − eight =