Kryebashkiaku i Bajram-Currit, dërgohet në gjykatë për fshehje pasurie

Kronike
208
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2535″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Prokuroria e Tropojës dërgon për gjykim kërkesën ndaj Agron Demushit, kryetar i Bashkisë së Bajram-Currit dhe Gëzim Meshajt, kryetar i komunës së Lekbibajt, të dy të akuzuar për “refuzim për deklarim të interesave private” (pasurisë). Prokuroria e Tropojës ka nisur hetimin ndaj këtyre dy zyrtarëve në bazë të kallëzimit të mbërritur në Qershor të këtij viti nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ku nga veprimet hetimore ka rezultuar se zyrtarët nuk kanë dorëzuar formularin periodik të pasurisë për vitin 2013-ë, pavarësisht faktit se kanë pasur dijeni për detyrim për deklarim, si edhe ndaj tyre fillimisht është aplikuar masa administrative “gjobë” para se të dorëzohej kallëzimi penal ndaj tyre. Për të dy krerët lokalë të Tropojës, mësohet se është ndjekur e njëjta procedurë njoftimi për deklarimin e pasurisë, ndërsa kanë mohuar të kenë qenë në dijeni të dokumentacionit të dërguar nga ILDKP-ja. Mirëpo, nga materiali hetimor, mësohet se si kreu i Bajram Currit ashtu edhe i komunës së Lekbibajt nuk kanë paguar as gjobën pasi janë vënë në dijeni në të njëjtën ditë si përgjobën prej 50 mijë lekësh ashtu edhe për nisjen e procedimit penal.

Pjesë nga dosja “Është bërë verifikimi në zyrën e postës shqiptare në B. Curri ku ka rezultuar se shkresa e ardhur nga ILDKPI- ja është dërguar në destinacionin e saj në Bashkinë B. Curri dhe është dorëzuar kundrejt firmosjes nga ana e përgjegjësit të sektorit të burimeve njerëzore në bashkinë B. Curri të rrethit Tropojë, është bërë këqyrja dhe marrja në cilësinë e provës materiale të dokumenteve që ndodheshin në postën shqiptare duke përpiluar dhe procesverbalin e sekuestrimit të tyre.

Në lidhje me këtë çështje janë kryer veprime hetimore në bashki ku është kontaktuar me përgjegjësin e zyrës së burimeve njerëzore, shtetasin G. S, i cili është treguar i gatshëm për të na vënë në dispozicion të gjithë materialin shkresor që dispononte, konkretisht një kopje të fletës së regjistrit ku konstatohet e regjistruar shkresa e ardhur nga ILDKP, Tiranë, bashkë me masën administrative të vendosur ndaj të pandehurit Agron Demushi, ku evidentohet se në dokumentin e ardhur është nënshkrimi i firmës së të pandehurit që vërteton se i pandehuri ka marrë dijeni në lidhje me masën administrative të vendosur ndaj tij si dhe me arsyen se përse është vendosur kjo masë administrative.

Gjatë pyetjes së tij i pandehuri Agron Demushi ka deklaruar se në lidhje me deklarimin e pasurisë për vitin 2013 nuk e ka bërë ende, pasi ka pritur deri në ardhjen e shkresës nga ana e ILDKP, Tiranë, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur. Por gjithashtu ka shpjeguar se në lidhje me masën administrative dhe arsyen e vendosjes së saj ka marrë dijeni në muajin maj të vitit 2014, kur edhe i ka ardhur shkresa në zyrë, gjobën e vënë akoma nuk e ka paguar në pritje të përfundimit të procedimit penal të filluar ndaj tij pasi në të njëjtën kohë ka marrë dijeni se ndaj tij kishte filluar dhe procedimi”.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × three =