Erion Braçe i kthen reston Sali Berishës

FlashKryesorePolitike
338
0
sample-ad

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka reaguar në rrjetin social facebook pas deklaratës të ish kryeministrit Berisha dhe Partisë Demokratike, pas vendimit të UEFA-s, se qeveria shqiptare duhet të bënte lobim më shumë për incidentin e ndodhur në ndeshjen Sërbi-Shqipëri e jo të merrej me vizitën e Ramës në Beograd.
Për cfarë lobimi flet ti Sali Berisha? Për cilën vizitë flet e qellon ti? Po si ka mundësi që i vetmi ti dhe “stani yt” mund të bëni lidhjen mes një vizite në Serbi dhe një vendimi të UEFA-s? Dhe kush?
Ti, Sali Berisha, mbiemri i të cilit ishte argumenti më i madh mediatik gjatë kësaj jave në Beograd nga Shqipëria, për shkak të “opinionit” të pafajshëm të një Berishe në favor të tezes serbe se “ne shqiptarët thyem rregullat në fushën e Beogradit”!! Kush e shiti kombëtaren e futbollit, ju Berishet apo ne shqiptarët?! Por zaten, Ju e keni zanat të na shisni të paktën këto 20 vitet e fundit.

Dhe një gjë;

KUR MERR E FLET, QELLON NJE SHQIPTAR PER ATE VIZITE, DUHET TE DISH QE NE PO SHKOJME ATJE SI SHQIPTARE DHE ALETATE TE MEDHENJ TE FIQNJEVE NE RAJON, NUK PO SHKOJME PER BIZNES KRIMINAL,
TU COJME NAFTE, BENZINE, PER TANKE E AVIONE USHTRIE, SIC TI BERE E ATA VRANE, KROATE, BOSHNJAKE, SHQIPTARE TE MIRE E PATRIOTE MBI TE GJITHA, NE NJE BETEJE QE PER PARTNERET E TU TE BIZNESIT NACIONALIST ISHTE BETEJE GJAKU, ETNIKE E FETARE!!

Ne shqiptarët se kemi bërë kurrë këtë!!
Ndaj hesht!!
Je deri ne fyt me ne shqiptarët!!

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six + 4 =