Ekzekutohet 26 vjeçarja që vrau përdhunuesin

FlashKronikeKryesore
268
0
sample-ad

Irani ka ekzekutuar vajzën 26 vjeçare e dënuar me vdekje për vrasjen e përdhnunuesit të saj. Pavarësisht apeleve ndërkombëtare ndaj autoriteteve, Reyhaneh Jabbari u varë në burgun e Teheranit, në qelinë ku qëndronte e burgosur. Disa ditë më parë dështoi edhe tentativa e fundit për të marrë faljen nga familja e viktimës, pasi Reyhaneh nuk e përgënjeshtroi versionin e dëshmisë së saj.

Vrasja për të cilin Jabbari u ekzekutua daton në vitin 2007, kur Reyhaneh ishte 19 vjeç dhe vrau Morteza Abdolali Sarbandi, një ish-punonjës i ministrisë së inteligjencës iraniane. Gjatë procesit gjyqësor e reja pranoi vrasjen, duke thënë se e kishte bërë për vetëmbrojtje
Grupi i të drejtave të njeriut i Amnesty International tha se ajo është dënuar pas një hetimi të thellë me të meta dhe jo të drejtë. Një fushatë duke bërë thirrje për ndalimin e ekzekutimit të saj u nis në Facebook dhe Twitter muajin e kaluar dhe kjo fushatë nuk arriti të ndalte ekzekutimin e saj, por vetëm se i dhanë kohë trupit gjykues të mendojë vendimin ekzekutit.

Megjithatë, agjencia e lajmeve qeveritare Tasnim tha se Jabbari ishte ekzekutuar, pasi të afërmit e saj nuk arritën të fitonin pëlqimin e familjes së viktimës për një falje. Nëna e Jabbari, konfirmoi ekzekutimin në një intervistë për BBC, duke thënë se ajo ishte duke shkuar në varreza për të parë trupin e vajzës së saj. Nëna ishte lejuar për të parë vajzën e saj vetëm për një orë ditën e premte. Ndërsa Kombet e Bashkuara vënë alarmin duke thëtë se Irani ka ekzekutuar rreth 250 persona vetëm për këtë vit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eight − two =