Çfarë duhet të konsumojmë sipas grupit të gjakut

Shendeti
358
0
sample-ad

Sipas teorisë “Peter D’Adamo” që bazohet mbi të ushqyerit sipas grupit të gjakut ku njerëzit pasqyrojnë zakone specifike të të ngrënit, të cilat janë të lidhura ngushtësisht edhe me paraardhësit tanë e me stilet e ndryshme të jetesës. Për secilin grup gjaku korrespondon, në fakt, një “profesion” i përcaktuar, i cili është ndjekur edhe nga paraardhësit tanë. Konkretisht, grupi 0 u përket gjuetarëve; grupi A përfaqëson një grup fermerësh dhe plantacionet blegtorale; grupi B u përket barinjve, ndërsa grupi AB kombinon tiparet e dy grupeve – A dhe B.

Dieta sipas grupit sanguine. Është një ndarje që ndihmon për të kuptuar se burrat e origjinës janë ushqyer kryesisht me mish (grupi 0), perime (grupi A) dhe qumësht apo mish kafshësh (grupi B). E rëndësishme është të përdorni ushqime “të përshtatshme”, t’ju sigurojnë një humbje graduale peshe dhe, po ashtu, t’ju sigurojnë mirëqenien që shkon përtej humbjes së peshës.

Grupi 0 – është lloji më i vjetër i gjakut, i cili u shfaq kur paraardhësit tanë ishin të përkushtuar kryesisht për gjueti. Furnizimi me energji përbëhej kryesisht nga proteinat shtazore dhe rrënjët. Ushqimet e rekomanduara: viçi, qengji, mish dele, mish viçi, mish dreri, por edhe peshk, perime dhe fruta. Nuk rekomandohen: drithërat, lakra, mishi i derrit, djathi, bishtajore, vezë.

Grupi A – Të konsideruar fermerë, njerëzit që i përkasin grupit të gjakut A tretin më mirë karbohidratet e proteinave shtazore. Sipas teorisë së D’Adamo-s, baza duhet të jetë në fruta dhe perime, duke shmangur mishin dhe burime të tjera me origjinë shtazore. Rekomandohen: djathë dhe qumësht soje, vaj ulliri, kikirikë, fara kungulli, fasule të kuqe, fasule, thjerrëza, qiqra, oriz dhe thekër, të gjitha llojet e zarzavateve me gjethe të gjerë. Nuk rekomandohet: mishi, embrioni i grurit, portokalli, mandarina.

Grupi B – Grupi i gjakut B është formuar nga blegtorët që hanin kryesisht mish dhe produkte të qumështit. Rekomandohen: mishi i kafshëve të fermës: mish derri, mish qengji, pule dhe lepuri; por edhe perime, vezë dhe qumësht me yndyrë të ulët. Nuk rekomandohen: misri, gruri, thjerrëzat, domatet, kikirikë, farat e susamit. Të gjitha këto produkte peshojnë në proceset metabolike dhe shkaktojnë lodhje, mbajtje lëngjesh dhe hypoglicemi.

Grupi AB – Kombinon tiparet e grupit A dhe B, që do të thotë se ky grup u përkiste paraardhësve të përkushtuar vetëm në kultivimin e tokës. Ashtu si grupi A, edhe ky grup nuk i tret mirë proteinat e kafshëve, por në mënyrë paradoksale ka tendencë për të ngrënë mish, ashtu si grupi B. Për të zgjidhur këtë kontradiktë, Peter D’Adamo sugjeron shmangien e kombinimit të proteinave dhe karbohidrateve në të njëjtin vakt. Për shkak të ambivalencës së tij, AB është grupi i gjakut i cili ha më shumë se të tjerët dhe mund të hajë çdo gjë, për aq kohë sa nuk e tepron në sasi.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × 4 =