Barcelona superiore ndaj Real-it

Sport
332
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2562″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Barcelona do të përballet ditën e sotme në “El Clasico-n” e rrallës kundër rivalit të tyre të përjetshëm, Real Madrid. Aktualisht derbin mes dy skuadrave e kryeson Barcelona me 107-të fitore total, në të gjitha përballjet e tyre, ndërsa Reali ka 95 fitore në total. Ky është derbi me numër 261 dhe është i vlefshëm për kampionatin Spanjoll.

Barcelona kryeson renditjen e kampionatit Spanjoll, me 22 pikë, dhe me statistika më të mira të viteve të fundit. “Blaugranat” kanë tetë ndeshje që nuk pësojnë gol në kampionat dhe kanë shënuar plot 22 gola. Ndërsa, “Los Blancos” e sheh veten në vendin e tretë të renditjes, me 18-të pikë, 4 pikë larg nga rivalët e tyre të sotëm.

Përtej statistikave, kjo është edhe përballja e lojtarëve më të mirë në botë të këtij sporti, dhe e lojtarëve më të kushtueshëm. Treshja, Messi, Suarez, Neymar do të përballen me treshen Ronaldo, Bale, Benzema.

Deri më tani edhe në golat e shënuar kryeson Barcelona me 451 gola të shënuar në portën e Realit, ndërsa madrilenët kan arritur të shënojnë plot 426-të gola në portën e Barçës.

Formacionet e mundshme.

Barça (4-3-3): Bravo; Dani Alves, Piquè, Mathieu, Jordi Alba; Mascherano, Rakitic, Iniesta; Pedro, Messi, Suarez.

Real (4-3-3): Casillas; Carvajal, Ramos, Pepe, Marcelo; Modric, Illaramendi, Kroos; James Rodriguez, Benzema, Ronaldo.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

Website Comments

POST A COMMENT.

twenty − one =