Ushqimet që nevojiten për një shëndet të mirë

Shendeti
377
0
sample-ad

Një dietë e ushqyeshme është esenciale për të mirëmbajtur shëndetin më të mirë. Ne të gjithë mundohemi të zgjedhim edhe ushqimet, por shpesh na ndodhë që ti anashkalojmë disa ushqime dhe mos t’i hamë.. Këto ushqime janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe janë të dobishme për funksionin e duhur të trupit
Një listë nga ushqimet që duhet të konsumojmë?
1. Lakra – është burim shumë i mirë i disa përzierjeve që detoksifikojnë qelizat kancerogjene sepse i lufton ato.
2. Thjerrëzat dhe bathet e tjera si soja- përmbajnë amino acide, hekur, fiber, magnezium, potas dhe Vitamin B. Ato zvogëlojnë rrëzikun e sëmundjes së zemrës dhe gjithashtu parandalojnë kancerin. Ato gjithashtu forcojnë imunitetin.
3. Patatet e ëmbla – përmbajnë antioksidant, Vitamin A dhe E e gjithashtu edhe B6 dhe fibër.
4. Compound Curcumin – gjendet në shafran të Indisë. Është agjent anti-inflamator. Ndihmon në luftë kundër kancerit, sëmundjes së zemres, semundjes së alzhemerit, artritin si dhe shumë sëmundje të tjera.
5. Mjalti – është më shumë se ëmbëlzues. Është parë të ketë sukses në trajtimin e disa pezmatimeve, djegieve dhe ulcërave. Përmban përzierje që ndihmojnë në shërim, luftojnë bakteriet dhe zvogëlojnë inflamacionin.
6. Soja – zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zemres. Ka sasi të lartë të proteinave dhe shumë pak yndyra të ngopura.
7. Avokado – edhe pse avokado është me sasi të lartë të yndyrës, ajo është e llojit gjysmë të ngopur, gjë që e bënë shumë të mirë për zemer. Përveç tjerash ka sasi të lartë të fibres.
8. Fik i tharë – Si të tharë përmbajnë shumë fibër dhe janë të pasur me vitamin B dhe hekur. Përveç tjerash përmbajnë edhe kalcium dhe potas.
9. Lakër-jeshile – Janë me sasi të vogël të kalorive dhe nuk kanë fare yndyra kurse përmbajnë vitaminë A.
10. Elbi – Përmban proteina, potas, fibër, hekur dhe fosfor.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × 1 =