Serbët të pakënaqur me UEFA-n

Aktualitet
235
0
sample-ad

Vendimi i UEFA-s duket se nuk i ka kënaqur edhe palën Serbe, ku me anë të një deklarate, Zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Goran Milanoviç, ka thënë se nuk është i kënaqur me vendimin e UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë.

“Nuk jam i kënaqur. Nuk do të thosha asgjë më shumë, Federata e Futbollit do të dalë me një deklaratë publike”, është shprehur ai për agjencinë serbe të lajmeve, Beta.

UEFA ka dhënë deklaratën e saj zyrtare ku i ka dhënë fitoren skuadrës Serbe, dhe u ka hequr atyre tre pike, gjithashtu ata do të lozin dy ndeshje pa praninë e tifotëve.

Vendimi i UEFA-së, ndëshkon të dyja federatat edhe me shumën e 100 mijë euro.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three + seventeen =