Politika dhe FSHF komentojnë vendimin e UEFA-s. Rama: Nuk ka drejtësi !

AktualitetKryesore
239
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2347″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Rama: Nuk ka drejtësi !

Pas zhgënjimit të marr nga vendimi i dhënë nga komisioni disiplinës së UEFA-s, për ndeshjen Serbi – Shqipëri, ka reaguar edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nëpermjet rrjetit social “Twitter”

Federata Shqiptare e Futbollit, bën shumë mirë të hapë betejë gjyqësore deri në fund! Sot nuk u bë drejtësi për atë që ndodhi në stadiumin e Beogradit

 

Braçe: E prisnim humbjen, nga UEFA dhe Platini
Pas vendimit të marrë nga UEFA-s e sipas të cilit skuadrës kombëtare të futbollit shqiptar i hiqet fitorja në tryezë, duke ju dhënë serbisë, i pari që ka reaguar ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. I revoltuar ky i fundit e ka konsideruar vendimin të neveritshëm, të korruptuar dhe politik.
“E neveritshme, e korruptuar dhe politike deri në zyrtarin e fundit e deri në gërmën e fundit!!
Sic e dinim dhe e prisnim! UEFA e Mishel Platini vendosi që ne të humbim atë që se humbëm kurrë, ndeshjen e futbollit në Beograd!!
Deri në minutën e 41-të rezultati ishte i bardhë, zero me zero!! UEFA vendosi që ne ta humbim sot! Ky është kulmi! Ndërkohë vendoset një standard i pashembullt për herë të parë në futboll:
Ti duhet të luash një lojë edhe pse të sulmojnë, edhe pse të fyejnë, edhe pse duan të të therrin, edhe pse të qëllojne me fishekzjare, shashka, gurë, shishe, edhe pse ata që në kor këndojne “ti therrim” hyjnë në fushë, edhe pse ata të qëllojnë, të rrahin e të shkaktojnë dëmtime fizike, edhe pse policia dhe rojet e sigurise të qellojne dhe ata!!
Por, ky nuk është futboll!! Futbolli nuk është detyrim dhe rrezik për jetën! Futbolli është sport, garë dhe pasion, luhet me dëshirë!
Ky është huliganizmi i futbollit!! Jam i bindur që nuk ka komb a rracë të neveritshme!!
Por njëra është ama; rraca e zyrtarëve të korruptuar që drejton kudo, edhe në futboll, edhe në nivelin më të lartë të saj, atë Europian, në UEFA!!”, thotë deputeti socialist.

 

FSHF-ja kundërshton vendimin: UEFA na bëri padrejtësi

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, ka konfirmuar lajmin për vendimin e dhënë nga UEFA dhe që penalizon ekipin e futbollit shqiptar. Në një prononcim për mediat ai është shprehur se janë krejtësisht të pakënaqur me vendimin e dhënë nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s dhe se tre pikëshi i ndeshjes së ndërprerë në Beograd i takon Shqipërisë.

Gjithashtu, ai ka shtuar se faktet janë krejtësisht në favorin tonë, dhe beteja do të vazhdojë në Komisionin e Apelit të UEFA-s. Ndërkohë, Shulku ka pohuar se nuk kemi arsyetimet e anëtarëve të Disiplinës për vendimet e marra.

“Duket një vendim i çuditshëm, ndaj do ta godasim me forcë. Vendimi i arsyetuar do të jepet brenda 5 ditësh”, u shpreh Shulku.

 

Reagon De Biasi për padrejtësin e UEFA-s

Ndërkohë, edhe trajneri i kombëtares sonë, Gianni De Biasi, ka publikuar nëpërmjet rrjetit social facebook direkt pas vendimit të dhënë nga UEFA. “Jam i zhgënjyer për një vendim që nuk jep drejtësi. E kuptoj komisionin, por besoj se është e vështirë për në që të pranojmë një verdikt që na tregon si të mundur në çdo aspekt. Na hoqën edhe atë që fituam në fushë. Cfarë duhet të ndodhte më shumë?” – shkruan ai.

 

 

Ka reaguar edhe Presidenti i FSHF-s Armando Duka, vendimi i politizuar

 

Presidenti i FSHF-s, Armando Duka, ka thënë se vendimi i UEFA-s për ndeshjen e Serbisë me Shqipërinë ka qenë i ndikuar politikisht. Duka është shprehur se kishte mbetur i çuditur me konkluzionet e hetimit të Komisionit të Disiplinës së UEFA-s, duke i dhënë fitore në tavolin Serbisë. Ndërkohë Duka, përpara dorëzimit të dosjes së provave dhe pretendimeve të Shqipërisë në UEFA ishte shprehur se Shqipëria e meritonte fitoren dhe se nuk duhej ndëshkuar.

 

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, nuk ka lënë pa komentuar në faqen e tij perosnale të “facebook” për vendimin e dhënë nga komisioni i disiplinës së UEFA-s.

Si duket reagimi histerik i qeveritarëve serb pas lojës me akuza për terrorizëm e deri të konspiracionet për vëllaun e Rames patën sukses. Tentimi i palës shqiptare që ta përqafojë Serbinë me vizitë me arsyetimin se “kështu na don Evropa” dështoi në mënyrë spektakolare. E për reagimin e Kosovës zyrtare as që po flas, sepse nuk ka pas.

Tentimi i UEFA për ta balancuar dënimin është edhe njëherë tentim për ta qetësuar Serbinë sepse ata duhet akomoduar, duke pranuar kështu fashizmin si diçka që duhet heshtur e jo diçka që duhet luftuar.

UEFA sot i tha PO racizmit. Qëndrimi zyrtar shtetëror me insistimin ne vizitë e relativizoi dhunën. E kosmpolitët e barazuan fajin.

Ndërsa unë dhe shumë të tjerë mbesin në shpresë se një ditë do të jemi ne gjendje të flasim me një zë kundër racizmit, fashizmit dhe poshtërimit. Ne fakt jam i bindur se ajo kohë po vjen dhe atëherë do të bëhemi evropianë.

E sot Balaj duhet të të kërkojë falje që e prishi karriken me kokë, Cana që e goditi këmbën e tifozit me stomak e Xhaka që e goditi grushtin e tifozit me fytyrë.[/vc_column_text][vc_single_image image=”2349″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_single_image image=”2350″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_single_image image=”2351″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × four =