Operacioni “Trafik 2014” sekuestron 1.3 kg heroinë dhe arreston 3 shtetas

AktualitetKronike
307
0
sample-ad

Aksioni Antidrogës në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, ka finalizuar një operacion duke goditur në kohë një grup kriminal prej 3 shtetas, si posedues dhe shpërndarës të lëndve narkotike. Operacioni i koduar “Trafik 2014” ka sekestruar 1.5 kg heroinë të pastër dhe është finalizuar mesditën e sotme. Përgjatë shtrirjes në kohë të këtij hetimi, u arrit identifikimi dhe më pas arrestimi i shtetasve: Lulzim Fregjaj, vjeç 56, banues në Tiranë, Vilfred Cenolli vjeç 49, me banim në Tiranë, Klodian Spahi, vjeç 36, me banim në Tiranë,

Burime nga policia bëjnë të ditur se këta shtetas u kapën në një banesë të ndodhur në rrugën e “Durrësit” në Tiranë, përgjatë momenteve të shkëmbimit të lëndës narkotike Heroinë si dhe një shumë të konsiderueshme parash.
Sipas policisë nga hetimet e kryera deri më tani, është arritur të goditet në kohë një linjë trafiku, Turqi – Shqipëri, duke sekuestruar sasinë prej 1.5 kg lëndë e dyshuar Heroinë e pastër, e cila ishte e ndarë në disa pako. Hetimi ka nisur në muajin Gusht të këtij viti, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Prokurorinë për Krimet e Rënda. Ky hetim, do të vijoj për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 + 6 =