Kush janë katër emrat për kryetarin e AMA-s

AktualitetFlashPolitike
182
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2463″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Duket se po merr zgjidhje ngërçi për kryetarin e AMA-s, pasi Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ka përzgjedhur katër emrat nga shtatë që ishin pjesë e garës.
Në fillim, nënkryetari Alfred Peza i bëri sërish thirje opozitës, të vijë të ushtrojë detyrën e saj ligjore për të eleminuar dy nga katër kanditatët.

Emrat zyrtar për kryetarin e Autoritetit të Mediave Audiovizive janë Gentian Sala (jurist), Gentian Skënderaj (ekonomist), Anila Basha (gazetare) dhe Bers Hado (jurist). Pas një votimi mes anëtarve të komisionit të medias në seancën e kësaj të premte, e cila u mbajtë me dyer të mbyllura, Peza bëri publik emrat të cilët rezultonin me më pak vota. Sipas tij Zylyftar Bregu (gazetar), Raif Gorana (ekonomist) dhe En Muçi (ekonomist) ishin tre emrat që kishin më pak vota dhe u skualifikuan nga gara.

Sipas deputetit të katër emrat kandidat i janë njoftuar edhe opozitës, e cila në bazë të ligjit për mediat audiovizive ka të drejtë të perjashtojë nga lista dy nga katër kandidatët e përzgjedhur.
Në mbledhjen e radhës të komisionit të medias do të zhvillohet një degjesë me katër kandidatët për kryetarine AMA-s, të cilët do të kenë në dispozicion 15 minuta kohë për të treguar se çfarë do të bëjnë nëse perzgjidhen kandidat i AMA-s.

Në rast se deputetët e opozitës do të vijojnë bojkotin, kryetari i ri i AMA-s do të zgjidhet nga deuptetët e mazhroancës në seancën e ardhshme plenare.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × four =