Dorëhiqet presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë

Sport
174
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2464″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Vendimi i UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri, ka ndikuar negativisht për presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karadziç. Vendimi i UEFA-s e ka çuar atë në dhënien e dorëheqjes nga posti që mbante, pas një seance të jashtëzakonshme të Komitetit të Emergjencave të FFS-së, raportojnë mediat e Beogradit.

“Vendimi tashmë është marrë, ndërsa deri në fund të ditës do të komunikohet edhe zyrtarisht, raportojnë mediat serbe, duke cituar një burim brenda federatës, i cili më tej shton: “ka pak gjasa që ai të ndryshojë mendim”.

Karadziç, vitet e fundit ka qenë në shënjestër të klubit të famshëm Crvena Zvezda për rezultatet e dobëta të ekipit kombëtar, ka vendosur të japë dorëheqje nga maja e futbollit serb. Ai priste një dënim më të rëndë për Shqipërinë, dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqjen.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six − 2 =