BSH: Po tkurren ndjeshëm depozitat në lekë

Ekonomi
323
0
sample-ad

Sipas statistikave mujore të publikuara nga Banka e Shqipërisë, depozitat me afat në lekë po tkurren ndjeshëm, duke shënuar rënien më të madhe mujore në gusht të këtij viti. Paraja jashtë bankave arriti në 205.8 miliardë lekë, me një rritje prej 3.8 miliardë lekësh apo 2 % më shumë se në raport me muajin e mëparshëm. Krahasuar me marsin 2014, kur filloi kjo tendencë rritëse, kanë dalë jashtë bankave rreth 12 miliardë lekë, apo rreth 87 milionë euro.

Depozitat me afat në lekë kanë shënuar rënie të ndjeshme përgjatë këtij viti gjatë muajit gusht, ku ato arritën në 376 miliardë lekë, me një tkurrje prej 6.8 miliardë lekë në raport me muajin e mëparshëm. Ndërsa në raport me marsin 2014 ato janë tkurrur me 14 miliardë lekë, apo rreth 100 milionë euro.

Nëse gjatë gushtit duhet të kishim një rritje të depozitave në sistemin bankar për shkak të të ardhurave nga emigrantët, këtë vit duket se rezultoi e kundërta. Në gusht të 2014 shtesa e depozitave bankare ishte vetëm 4.5 miliardë lekë krahasuar me 2013 ku kjo shtesë shënohej në 13 miliardë lekë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 + five =