Vipat që nuk ndahen nga nënat e tyre

Showbizz
247
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2265″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Disa të famshëm kanë pasur privilegjin për të lindur si fëmijë të yjeve të njohur dhe rrugën e tyre drejt famës e kanë pasur të hapur paraprakisht. Në anën tjetër, disa të tjerë vetëm me përpjekjet dhe punën e tyre kanë arritur të bëhen yje dhe pasurinë e fituar me dëshirë e shpenzojnë për prindërit e tyre. Ja disa të famshëm që janë shumë të afërt me nënat e tyre. Matthew Mcconaughey përpiqet për të shpenzuar sa më shumë kohë me nënën e tij dhe sa të afërt janë tregon fakti që ende mbajnë dorën e njëri-tjetrit kur shkojnë për shëtitje. Modelja dhe aktorja, Kate Upton, preferon të kalojë kohën e lirë me nënën e saj, e cila është shumë “rinore”. Megjithatë, kur është lartësia në pyetje, Kate e ka tejkaluar nënën e saj. Kim Kardashian është shumë e afërt me nënën e saj, Kris, e cila është përgjegjëse për popullaritetin e saj të madh. Kris ka thënë disa herë se ajo i do të gjithë fëmijët e saj, porse Kim është e preferuara e saj, për shkak se e kuptojnë shumë mirë njëra-tjetrën. Përveç se kanë të njëjtin karakter, ato ngjanë shumë me njëra-tjetrën. Jessica Alba është shumë afërt me prindërit e saj, kurse nëna e saj shpesh e ndihmon në kujdesin ndaj fëmijëve dhe shpesh mund të shihen së bashku duke shëtitur. Jennifer Lopez ka thënë në mënyrë të përsëritur se është shumë e afërt me nënën e saj Guadalupe dhe dëshiron t’i japë çdo gjë që nuk kanë mundur të kenë kur Jennifer ishte një vajzë e vogël. Ajo i ofroi disa herë nënës së saj për të luajtur në videot e saj muzikore dhe filma. Pamela Anderson është shumë e afërt me nënën e saj, e cila ishte mbështetja e saj e madhe në kohë të vështira, kur ajo u sëmurë dhe gjatë divorceve. Katherine Heigl ka trashëguar padyshim stilin nga nëna e saj, Damske, dhe shpesh paparacët i fotografojnë të dyja së bashku, duke shkuar në restorante dhe pazar.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine − 6 =