Vendi përfshihet nga stuhi të forta shiu dhe bore

AktualitetKryesore
327
0
sample-ad

Pas ditëve me diell dhe motit të ngrohte, vendi ynë është përfshirë nga stuhi ere me reshje të forta shiu dhe bore. Ministria e Bujqësisë në një njoftim për mediat, thekson se kemi të bëjmë me një gjendje alerti në zonat e Ultësirës Perëndimore, veçanërisht në qarkun e Shkodrës dhe atë të Lezhës. Ndërkohë që temperaturat kanë pësuar një ulje me 3 deri në 4 gradë, ndërsa në zonat malore kanë shkuar në minus zero gradë.

Raportohet se në Kukës në lartësinë 500 metra kanë rënë reshje bore duke arritur 10 cm, gjithashtu reshje bore ka pasur në Dibër, Pukë dhe në malin e Ostrovicës në Korçë. Si pasojë e kushteve klimaterike është shtyrë për nesër nisja nga Brindizi e tragetit të linjës Brindizi-Vlorë. Raportohet se erërat e forta në det të hapur në Vlorë shkojnë në 35-40 km në orë dhe valëzimet e detit nga 7 deri në 9 ballë, ndërsa në Durrës valëzimet në det arrijnë në 7 ballë.

Ministria e Bujqësisë i bën apel fermerëve të përgatiten për të mbrojtur të mbjellat. “Fermerët të marrin masa për të mbjellat, ndërkohë që edhe Shtabi i emergjencës ndodhet në terren. Po ashtu edhe bordet e kullimit janë në gatishmëri për situatën”, thuhet në deklaratën e MB-së.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 + five =