UEFA shtyn vendimin për ndeshjen Sërbi-Shqipëri

FlashSport
275
0
sample-ad

Ndërkohë që të gjithë shqiptarët qëndronin sy e veshë nga Nyoni, ku ishte mbledhur Komisioni Disiplinor dhe i Etikës, UEFA shtynë për nesër vendimin për incidentet e ndodhura në ndeshjen Sërbi-Shqipëri me pretendimin se dosjet janë shumë voluminoze.

Mbledhja e Komisionit të UEFA-së kishte nisur në orën 10:00 dhe ishte e përbërë nga tre anëtarë që lexuan raportin e delegatit të ndeshjes Serbi-Shqipëri, por edhe të gjyqtarit kryesor.

Pas kësaj, Komisioni do të dëgjonte fillimisht Serbinë si vend organizator, pastaj edhe Shqipërinë – ku do të jepen faktet nga të dy palët lidhur me ndeshjen. Pasi të dëgjohen palët, Komisioni tërhiqet për të marrë vendimin. Por për shkak të dokumentacionit të gjerë të të dyja Federatave të futbollit të Serbisë, ndodhi ajo që pritej, pasi vendimi është shtyhr për ditën e premte.

Komisioni treanëtarësh i UEFA-së duhet të japë vendimin për incidentet që pasuan me dhunën e nodhur në stadium dhe çuan më pas ndërprerjen e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë në eliminatorët e Euro 2016. Në komisionin disiplinor të UEFA-së gjenden presidenti Tomas Partl (Austri) dhe anëtarët Zhak Antenen (Zvicër), Shandor Berzhi (Hungari), Tomas Hea (Andorra), Xhimi Stjerne Hansen (Danimarkë), Hans Lorenc (Gjermani), Rudolf Repka (Ceki), Xhejms Sho (Irlanda Veriore) dhe Zhoel Volf (Luksemburg).

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 + 20 =