Ruçi: Pranohen kërkesat e opozitës. Rama: Janë komik

AktualitetFlashKryesorePolitike
217
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2154″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Duket se bojkoti i opozitës është drejt fundit, pasi mazhoranca ka ndezur dritën jeshile për dy nga kërkesat e saj dhe i futi për votim në rendin e ditës të seancës parlamentare. Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi në seancën parlamentare,kërkoi përfshirjen në rendin e ditës për miratimin e dy komisioneve hetimore që opozita kërkon: atë për tatimet dhe administratën publike. Po ashtu, Ruçi kërkoi futjen në rendin e ditës edhe të kërkesës tjetër të opozitës, për ndryshim në rregulloren e Parlamentit. Konkretisht përfaqësuesit e opozitës të marrin fjalën për të replikuar direkt pas Kryeministrit, dhe kjo të vendoset në rend dite dhe të miratohet. Kreu i grupit socialistë tha se në Parlament janë zhvilluar mbi 106 orë debat, Rama ka folur pesë orë, ndërsa kreu de fakto i opozitës ka folur 12 orë e 46 minuuta, dy herë e gjysmë më shumë se kreu i ekzekutivit shqiptar. Ruçi u shpreh se mund të bëhen shumë gabime se ai që punon gabon, por tha se nuk do të përsëriten gabimet dhe fajet e mazhorancës së djeshme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2156″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Ndërsa në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama, deklaroi se opozita kërkon që të zhvlerësojë parlamentin, duke njollosur integritetin e shumicës. Ai shtoi se mazhoranca është e hapur për të dëgjuar kërkesat e opozitës parlamentare, duke thënë se nuk do të përsëriten gabimet që ka bërë mazhoranca e kaluar. Për sa i përket këkesës për inkriminimin e parlamentit, Rama tha se këtu hyn në lojë pjesa komike e opozitës, pasi zëri që i përfaqëson është një i dënuar për mashtrim e korrupsion. “Pjesa komike e pranishme në kërkesën e opozitës, pasi zëri më përfaqësues i opozitës në ngritjen e gjithë valës së akuzave në këtë Kuvend është një ish i burgosur ordiner për mashtrim dhe korrupsion. Ky ish i burgosur kërkon para shqiptarëve në emër të opozitës llogari për krime dhe akte të paligjshme të prezumuara, të pa ndëshkuara më parë nga ndonjë gjykatë. Gjendemi përballë një argumenti që i takon opozitës ta trajtojë. Çduhet të bëjmë ne me ketë të burgosur ordiner për mashtrim dhe korrupsion në Kuvend tha Rama”.

Menjëherë pas fjalës së Rucit dhe Ramës, Kuvendi futi në rend ditë 3 kërkesat e opozitës, 1.) për ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore, 2.) për ndryshim të rregullores së Kuvendit, 3.) ndryshime në nenin e përbërjes së komisioneve parlamentare[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × one =