Premiera e komedisë “Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë “ në Teatrin Kombëtar

ArtKulture
349
0
sample-ad

Këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar do të vihet në skenë vepra e dramaturgut amerikan Christopher Ferdinand Durang me regji të Driada Dervishit . Shfaqja është një miksim midis komedisë dhe dramës e cila mbështetet tek personazhet dhe temat e dramturgut rus Cehov , por tanimë të zhvendosur në vitet 2000.
Vanja (Neritan Liçaj), Sonja (Olta Daku), Masha (Yllka Mujo), Skorpionsi (Besmir Bitraku), Nina (Adelina Muça) dhe Kasandra (Valina Muçolli) janë personazhet kryesorë të një komedie që shpaloset në kopshtin e një shtëpie që kthehet në mollë sherri mes 2 motrave dhe vëllait të së njëjtës familje.
Situatat e krijuara nga aktorët do të jenë sa delikate aq edhe komike duke e bërë këtë shfaqje një nga më të suksseshmet e dy viteve të fundit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 + 2 =