Pas hetimit, Parlamenti shkarkon dy anëtarët e KLD-së

AktualitetKryesore
304
0
sample-ad

Ashtu dikurse pritej, në seancën e sotme plenare të Kuvendit, mazhoranca e majtë parlamentare, ka votuar propozimin e Komisionit parlamentar përkatës për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,përkatësisht z. Elvis Çefa, zvendëskryetar i këtij Këshilli dhe z. Lulzim Lelçaj, anëtar i KLD-së.

Pas votimit rezultoi se 72 vota deputetësh ishin “pro” shkarkimit të nënkryetari të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa, ndërkohë që votën kundër shkarkimit e dha vetë një deputet. Ndërkohë me po të njejtin rezultat përfundimtar u shkarkua edhe  anëtari i KLD-së, Lulzim Lelçaj. Votimi I dy të sipërpermendurve  u bë i fshehtë.Në përfundimit të hetimit të veprimtarisë së vet Komisioni Hetimor parlamentar,i kryesuar nga deputeti Armando Subashi përgatiti raportin përkatës, të cilin ia paraqiti sot në séance plenare deputetëve.

Në këtë raport i bëhej jehonë shkeljeve të kryera nga dy anëtarët e KLD-së, të cilët ishin votuar nga maxhoranca e djathtë gjatë periudhës kur ajo e sundonte parlamentin. Promovimi i anëtarëve në kundërshtim të parimit kushtetues, shkeljet e ligjit për emërimin e magjistratëve të rinj, marrja e kompetencave që i takojnë ministrit të Drejtësisë nga ana e KLD-së, apo edhe përgjegjësitë e presidentit në detyrë, Bujar Nishani, njëherësh dhe  kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ishin disa nga gjetjet antiligjore të grupit Hetimor parlamentar, që kryetri i tij, Subashi I’a paraqiti kolegëve në séancën e sotme shkarkuese të dy anëtarëve, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × 1 =