Nga janari i 2015-ës minatorët 55 vjeç në pension

Ekonomi
250
0
sample-ad

Duke filluar nga data 15 janari 2015, çdo minator do të dalë në pension 55 vjeç. Ligji i ri parashikon që minatorët,të cilët e përfitojnë këtë status të veçantë, duhet të kenë, 30 vjet pagesë të sigurimeve shoqërore, nga të cilat 12 vjet e 6 muaj të jenë vërtetim i faktit se kanë qenë punonjës të nëntokës. Por në ligjin e ri ka ndryshuar dhe trajtimi i veçantë i punonjësve të nëntokës,. Nga 9 000 lekë në muaj që është, me ligjin e ri minatorët do të përfitojnë 15 000 lekë në muaj.

Projektligji i parashikuar të funksionojë  si skemë e fondeve profesionale, gjithashtu do të ketë edhe pagesën e një kontributi shtesë, që do të përballohet në masën 2% nga vetë punëmarrësi dhe 3% nga punëdhënësi, pra 5% shtesë kontributi. Ky projektligj plotëson disa kritere dhe nga pikëpamja sociale dhe efektet financiare janë të përballueshme, thanë hartuesit e tij.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × 2 =