'Grateful' singël i komedisë romantike

Showbizz
350
0
sample-ad

Singli i parë zyrtar i komedisë romantike ‘Beyond the Lights’ ka vokalin e shqipëtares Rita Ora dhe këngës së saj”Grateful”. Kanali zyrtar që i ka të drejtat e këngëve të filmit, ka përzgjedhur këtë këngë pasi është e bukur dhe me tekstin plot shpresa,Kjo këngë është shkruar nga Diane Warren. Warren ka thënë se regjizorja Gina Prince-Bythewood ka bërë një film të mrekullueshëm që tregon se çfarë ndodh në të vërtetë prapa dritave të famës.
‘Jam shumë e lumtur që ajo më ka bërë të shkruaj këtë këngë. Jam shumë krenare për këtë dhe Rita i ka dhënë një vokal shumë të bukur’, ka shtuar kompozitorja. ‘Mendoj se kjo mund të jetë kēnga e karierës për të, tregon një anë krejt tjetër të sajën dhe po shpresoj që do ta dëgjojmë nëpër të gjitha radiot e madje edhe në ceremoninë e çmimeve Oscar vitin tjetër’.
Filmi ‘Beyond the Lights’ do të fillojë të shfaqet më 14 nëntor të këtij viti.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − eighteen =